Personat që shihni në fotot më poshtë janë 21-vjeçari nga Fieri, Skerdilajd Çobaj, i cili u arrestua në Itali, në portin e Barit, pasi iu gjetën në makinë 30 kilogramë heroinë dhe e dashura e tij, 18-vjeçarja greke Kolovou Chrysanthi.
Dy të rinjtë u arrestuan nga policia e Barit në Itali, këtë të hënë, sapo zbarkuan në portin italian me makinën të mbushur me drogë.
Çobaj dhe Chrysanthi ishin nisur nga Greqia, ndërsa në makinën e tyre u gjet sasia prej 30 kilogramësh heroinë.
Lënda narkotike ishte fshehur në brendësi të një tavoline druri portative, si dhe në pjesën e poshtme të sediljeve makinës. Ndërkohë dy të rinjtë, u dërguan në qeli, nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge.
Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë të dy të rinjve, të cilët mendohet se ishin vetëm transportuesit./a.m.