• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ “Shqiptar mbulon vajzat me para dhe tallet me Ministrinë e Brendshme”, “The Telegraph” nuk i ndahet Dorian Pukës: Jetë luksoze teksa kërkon azil

by Os De
09/01/2026 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I riu shqiptar Dorian Puka, ‘ka trazuar’ sërish mediat angleze me stilin e tij të jetesës luksoze, që vetë e reklamon në rrjetet e tij sociale, të cilat janë publike dhe mund të aksesohen nga kushdo. 

Prestigjiozja “The Telegraph”, ka shkruar sërish sot për të, duke thënë ndër të tjera se ai po tallet me autoritetet angleze të cilat nuk arrijnë dot ta ekstradojnë, e ndërsa ka kërkuar azil, tregon jetën që bën dhe sesi në klubet e natës i mbulon vajzat me para. 

Por duket se këto shkrime nuk e shqetësojnë aspak të riun shqiptar, i cili këtë të premte ka postuar një video në Instagram ku shfaqet duke shëtitur me makinë e tij luksoze, e duke shijuar muzikë shqip. 

I riu nga Lezha rezulton i dënuar dy herë për grabitje shtëpish në Angli, i dëbuar dy herë prej këtij shteti por sërish ka hyrë dy herë ilegalisht në shtetin ishull duke sfiduar ligjin. 

Ja çfarë shkruan sot “The Telegraph”, e cila vetëm muajt e fundit ka shkruar më shumë se katër herë për të: 

Një hajdut shqiptar që lufton kundër deportimit ka përdorur mediat sociale për të treguar një mbrëmje të kaluar në një klub nate, gjatë së cilës ai i mbulon vazjat me para. 

Dorian Puka, 31 vjeç, është burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje me dhunë përpara se të kthehej fshehurazi në Britani, ku e ka kaluar vitin që lamë pas duke tallur Ministrinë e Brendshme me video në TikTok të stilit të tij luksoz të jetesës. 

Ministria e Brendshme ka pranuar se është e pafuqishme ta largojë përsëri Pukën derisa kërkesa e tij për azil të jetë shqyrtuar plotësisht, por ka paralajmëruar se kriminelët e huaj nuk duhet të kenë “asnjë dyshim” për zbatimin e ligjit. 

Në videon e tij të fundit, ai është filmuar duke shijuar një natë luksoze në klubin e natës London Reign në Mayfair të mërkurën në mbrëmje. 

Kjo vjen vetëm një javë pasi ai u fotografua duke shijuar shampanjë në një seksion VIP me valltarë burleske në klubin Cirque le Soir në Mayfair. 

Festa e kësaj jave përfshinte qindra paund kartëmonedha që u hodhën në ajër, ndërsa vazjat sillnin shishe shampanje të shtrenjtë me fishekzjarrë në tavolinën e tij. 

Klubi, i përshkruar si një “botë luksoze dhe shkëlqimi sensual”, është i njohur për personazhet e famshëm. 

Puka postoi videon në TikTok, ku më parë kishte shfaqur prova të pasurisë së tij, duke përfshirë një Lamborghini me vlerë 190,000 £ dhe gjashtë orët e tij Rolex me vlerë rreth 162,500 £. 

Një burim i imigracionit tha: “Është e turpshme të shikosh një kriminel ‘me karrierë’, i cili ndodhet ilegalisht në Britani, të jetojë këtë stil jetese si personazh i famshëm. Të shohësh kartëmonedha me vlerë qindra paund të hedhura në ajër në shenjë feste është e neveritshme. Miliona britanikë punojnë shumë për një jetesë të ndershme dhe nuk mund ta përballojnë dot diçka të tillë.” 

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Puka publikoi videon e tij të parë duke udhëtuar me një Ferrari të kuq. Kjo video u pasua menjëherë nga një foto e postuar në rrjetet sociale në të cilën ai tallte Nigel Farage pasi kreu ai e përshkroi atë si një “njeri të gabuar” që duhet të deportohet. 

Puka iu kundërpërgjigj me një foto të tij, së bashku me një imazh të modifikuar në Photoshop të Farage duke i bërë dolli fotografit që po bënte “foto”. Ai gjithashtu postoi një video të tij në timon të Ferrarit me kritikat e Farage që dëgjoheshin në sfond. 

Ai u burgos fillimisht për nëntë muaj në vitin 2016 dhe u deportua vitin pasardhës për përpjekje për të hyrë me forcë në një pronë. Pronari e kishte parë në një kamerë interneti ndërsa ishte me pushime në Francë. 

Brenda një viti, ai arriti t’i shmangej kontrolleve kufitare dhe të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar, duke kryer një sërë vjedhjesh në periferi të Londrës. 

Puka u kap përfundimisht nga oficerë të veshur civilë që patrullonin Surbiton, në jugperëndim të kryeqytetit. Ai mbante një orë të shtrenjtë që e kishte vjedhur. Ai u burgos për tre vjet e gjysmë dhe më pas u deportua në mars të vitit 2020. 

Gjatë kohës që kaloi në një burg në Mbretërinë e Bashkuar, ai fitoi famë të keqe për përdorimin e një telefoni celular të futur ilegalisht në burg për të postuar foto të vetes në Instagram. 

Ai pozoi përkrah udhëheqësit të një grupi të krimit të organizuar, i cili po vuante një dënim me 12 vjet për furnizim me kokainë dhe pastrim parash. 

Pasi u kthye në Shqipëri për disa muaj, ai udhëtoi nëpër Gjermani, Belgjikë dhe Holandë përpara se të kalonte kontrollet kufitare për të hyrë përsëri në Britani në dhjetor 2020, sipas llogarisë së tij në Instagram. 

Llogaria e tij në rrjetet sociale përfshin gjithashtu imazhe me makina të tjera luksoze, duke përfshirë një Porsche Cayenne, një Mercedes G-Wagon, një Bentley Bentayga, një BMW X5, një Mercedes AMG dhe një Jaguar XF. 

Dorian Puka shfaqet duke mbajtur në dorë një orë Rolex Datejust të personalizuar me vlerë 13,500 £ (plotësisht të mbuluar me diamante). 

Burimet e tij të financimit mbeten të panjohura, por raportet shqiptare sugjerojnë se ai ka qëndruar në një apartament me dy dhoma gjumi me vlerë 250,000 paund në Hounslow, në perëndim të Londrës. 

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Kjo qeveri nuk do të lejojë që kriminelët e huaj dhe migrantët e paligjshëm të shfrytëzojnë ligjet tona, prandaj po reformojmë ligjet e të drejtave të njeriut dhe po zëvendësojmë sistemin e prishur të apelimit, duke na lejuar të rrisim deportimet.”/ Top Channel 

 

Next Post
BE e ndaloi si të rrezikshëm/ SKANDALI – Ilaçi anti-tumoral regjistrohet dhe shitet lirshëm në Shqipëri

BE e ndaloi si të rrezikshëm/ SKANDALI - Ilaçi anti-tumoral regjistrohet dhe shitet lirshëm në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In