• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ SHBA, degradon situata, civilë me armë gati të përballen me karvanin e emigrantëve

by Java News
05/11/2018 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupe civilësh të armatosur, në SHBA, i kanë interpretuar komentet e presidentit amerikan, kundër karvanit të emigrantëve, si thirrje për t’i dalë zot vendit nga pushtimi i të huajve. Ata kanë nisur të furnizohen me municione, tenda, dronë për pamje nga lart, dhe po thurin plane që të krijojnë karvanin e tyre si kundërpërgjigje ndaj emigrantëve, njofton Uashington Post.

Trump tha se mes tyre po udhëtojnë edhe njerëz të panjohur nga Lindja e Mesme, luftëtarë shumë të ashpër dhe kriminelë shumë të rrezikshëm, të fshehur mes grave e fëmijëve.

Shannon McGauley, nga Dallasi i Teksasit, president i një grupi civilësh të quajtur “Texas Minuteman”, tha se grupi i tyre ka vërtetuar më parë se janë të vlefshëm për ta mbrojtur kufirin, dhe se do ta vërtetojnë prapë.

“Nuk them dot me saktësi se sa veta do të jemi, por telefoni im nuk ka pushuar. Janë shumë bashkëshortë e njerëz që telefonojnë që nga shtete të largëta, si Oregoni e Indiana, e madje edhe nga Kanadaja, të cilët kanë ofruar të bashkohen me ne”, thotë ai.

Por mundësia e pranive të grupeve të armatosura civile përkrah ushtrisë në kufi ka ngjallur alarm midis ushtarakëve, dhe jo vetëm. Ata mendojnë se mund të shfaqen rreth 200 persona të tillë.

McGauley, nga ana e tij, këmbëngul se ata thjesht do të informojnë autoritetet për çdo shkelje dhe se do të ndjekin të gjitha udhëzimet nga ushtria. Por prapë, shumë pronarë tokash në zonën e kufirit janë më shumë të shqetësuar se këto grupe civilësh të armatosur.

Majkëll Vickers, një veteriner e fermer që jeton në kufi, tha se nuk do t’i lejojë kurrsesi grupet civile pranë pronës së tij: “Janë një tufë mbyurravecësh të zhurmshëm, që nuk kanë asgjë të besueshme”, thtoë ai.

Edhe pse grupet e “vigjilentëve” refuzojnë ta quajnë veten “milici”, ata premtojnë se do të kenë motorë me katër rrota për terrene të vështira, syza për të parë në errësirë dhe dronë për të kontrolluar çdo terren.

Mbërritja e karvanit ka shqetësuar shumë fermerë në zonën e kufirit. Ata e dinë që emigrantët që kalojnë kufirin, herë pas here futen nëpër kasollat e fermave të tyre, pa leje. Numri i madh i karvanit i bën që të jenë edhe më të shqetësuar. Por askush nuk do civilë të armatosur duke marrë përsipër diçka që duhet ta bëjnë autoritetet.

Next Post
Ministri Xhafaj flet për atentatin në ish-Bllok

Xhafaj takim lamtumire si MB: S’kishin guxim t'u përmendnin emrat, sot janë pas hekurave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In