• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Rrugëtim në Zhulatin e melodive baritore, aty ku tradita trashëgohet

by A R
18/10/2016 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Meloditë baritore nuk do të ishin kurrë aq endëse, aq të paqta e magjike pwr shpirtin, nëse nuk do të dilnin prej cylave, sidomos atyre dyjare, për të cilat mjeshtrit e përpunimit, ata më të moçmit, dikur thoshin se ishin më të vështirat për tu bërë. Seç fshihej një magji e vogël për ta krijuar siç duhej cylën dyjare, që tingujt e dale prej saj të mos “shformoheshin”. Madje kishte një lloj fanatizmi profesional, kur ndonjë i ri donte t’u “vidhte” zanatin. Mjeshtrat e vjetër nuk para  tregonin aq lehtë gjithë “hilet” sesi i bënin cylat dyjare, të cilat nuk ishin vetëm prej druri, por ndonjëherë edhe prej metali. Ishte si një lloj sprove për talentin. Dija nuk mund të të jepej falas, duhej të shihej nëse vërtetë ai që do bëhej mjeshtër përpunimi kishte brumin e duhur për të qenë më i miri; nëse dinte të bënte art! Kështu ndodhte dikur, kur mjeshtëria e përpunimit të drurit, ku futeshin një sërë sendesh, si furkat me të cilat gratë tirrnin leshin, kërrabat për të kapur delet, zilet e këmborët, cylat për të qetësuar shpirtin netëve me hënë, krijoheshin nga burra me duar të arta në të gjithë labërinë. Por kjo traditë filloi të vdesë pak nga pak, me hyrjen masive në treg të një llojshmërie sendesh të gatshme, të cilat kërkonin vetëm lekë për tu blerë, jo kohë për tu krijuar. Kështu pak nga pak, falë edhe braktisjes së fshatit, mjeshtëritë e dorës u zëvendësuan nga ato të fabrikave.

Por në fshatin Zhulat të Gjirokastrës nuk ka ndodhur kështu! Ky fshat i bukur i labërisë e ka ruajtur traditën duke ushqyer me të edhe brezin e ri, duke mos humbur fijet e kujtesës me të shkuarën, kur sendet nuk ishin veç sende, por sende të gjalla të lidhura fort me shpirtin.  

Në Zhulatin e largët  vazhdojnë të punohen ende cylet dyjare, furkat, kërrabat, bastunet, enë dhe orendi të përdorimit të përditshëm me dorë, sipas mënyrës së vjetër. Krahas gjallimit të mjeshtërisë së punimit të veglave muzikore tradicionale, vend të rëndësishëm aty zë edhe interpretimi i tyre nga të gjithë grup moshat. Mjeshtrave të Zhulatit sot, u kërkohet të bëjnë cyle dyjare, orendi të traditës dhe objekte zbukurimi prej druri edhe nga fshatra të tjera të labërisë dhe jo vetëm. Ajo që është e veçantë është se shumica e këtyre punimeve krijohen nga mjeshtrat e punimit të drurit në mal, aty ku banorët që merren me blegtori kalojnë stinën e verës. Është pikërisht shpirti krijues dhe mënyra e jetesës e lidhur me blegtorinë dhe natyrën, e cila mban ende të gjallë këtë traditë, duke përfshirë edhe  tradita të tjera. Para pak javësh, në 28 shtator në Zhulat u organizua  një ekspozitë nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore, në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.  Nga kjo qendër është zhvilluar një anketim mbi këtë traditë në stane të ndryshme, në vendin e quajtur Hon dhe në banesa të zhulatasve ku evidentoi që tradita e interpretimit dhe punimit të instrumentave muzikorë tradicionalë gjallonte e bashkëshoqëruar me mjeshtërinë e gdhendjes  në dru të objekteve të punës dhe të zbukurimit.

QKIPK ndërmorri dokumentimin e dijenive dhe praktikës tradicionale të ruajtjes dhe punimit për një nga instrumentet më të lashtë muzikor të popullit tonë: Cylja Dyjare në fshatin Zhulat, Gjirokastër. Kjo nismë e QKIPK është në vazhdën e punës për krijimin e regjistrit kombëtar të pasurive kulturore jo materiale. Lista e vitit  2010 ka 8 elementë, ku një ndër ta është edhe dijebërja dhe mbartësit e veglave muzikore. Ministria e Kulturës dhe QKIPK  e kanë një ndër prioritetet krijimin e regjistrit kombëtar të këtyre pasurive, ku aktualisht ekspertët janë në terren për të hartuar këtë listë e për ta pasuruar atë.

Për mjeshtërinë e zhulatasve, kërkesat më të shumta sot vijnë nga turistët apo emigrantët, të cilët interesohen më së shumti për cylën dyjare, këtë instrument të veçantë, i cili ndoshta s’do të nxirrte atë melodi aq magjepsëse e të pa imitueshme, nëse nuk do të krijohej nga mjeshtëra të tillë. /a.m.

img_9320img_9324vlcsnap-2016-09-29-08h40m22s141vlcsnap-2016-09-29-08h46m12s475

Next Post
Skandali me Skënderbeun/ Prokuroria e Përgjithshme ende pa vendim nëse do nisë hetimet apo jo

"Mos u trembni nga reforma, luftoni kanabisin", Llalla porosit vartësit në rrethe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com