Ngjyra portokalli është në modë këtë sezon.
Dhe Rita Ora, në mbrëmjen e djeshme në ‘Paris Fashion Week Haute Couture’, ka ditur si ta ‘veshë’ me shumë krenari këtë ngjyrë.

Me një ‘little orange dress’, Rita është dukur për mrekulli dhe pa dyshim se ‘litarët’ që i vareshin poshtë kanë qenë temë diskutimi i kreatorëve të modës.

Një fustan që duket të jetë bërë nga disa copa të vogla materialesh dhe disa ‘lidhëse’ të çuditshme Rita ka pozuar para kamerës me një vetëbesim që vetëm kosovarja e bukur mund ta menaxhojë me kaq siguri.










