• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

FOTOT+ REPORTAZH/ Në mbretërinë e djeshme të sheqerit, që sot athëton nën gërmadha

by Java News
15/08/2017 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cikli: “Antiheronjtë e “qyteteve të harruara”*

Nga Armando Meta & Javanews.al/

Një gjigand i gjunjëzuar. Kështu mund të vlerësohet sot ish Kombinati “8 Nëntori” në Maliq, që dikur zhurmonte nga puna, Në këtë kombinat prodhohej sheqeri, niseshteja, alkooli… ndërsa sot është një strehë e braktisur, ku fshihet lavdia e dikurshme. Ata që kanë punuar në këtë kombinat që sot është rrënojë, sa herë kalojnë në këto anë, kanë nostalgji për vitet e kaluara në korridore dhe fabrika të cilat duket se janë ende brenda godinës, duke përjetuar ndryshkjen nga koha. Dikur një qytet që ëmbëlsonte Shqipërinë, sot një vend që athëton vetveten.

Maliqi, ky qytet në juglindje të vendit, në Qarkun e Korçës, është krijuar vonë. Zanafillën e krijimit e ka në nëntor të vitit 1951, kur u inaugurua edhe fabrika e sheqerit, që mori emrin “8 Nëntori”. Me kalimin e viteve ai mori formë e zhvillim. Krahas fabrikës së sheqerit dhe aksesorëve të saj për prodhimin e niseshtesë, alkoolit dhe bërsive të panxharit për bujqësinë, u ndërtuan ndërmarrje shërbimesh, tregtare dhe komunale; u ndërtua shkolla e mesme, qendra shëndetësore, kinoklubi, shtëpia e kulturës, estrada dhe teatri amator, klubi sportiv etj. Duhet thënë se Maliqi ka nxjerrë shumë talente në art dhe në sport.

Sot, ky qytet me rreth 6 mijë banorë, i cili ndodhet 13 km larg qytetit Korçës, nuk i ka më ato fabrika për të cilat u krijua. Ata që kanë punuar aty, jetojnë me ëndrrën se një ditë do të bëhet më mirë… dhe kanë shpresë për një rihapje të mundshme të fabrikës, siç edhe është folur kohët e fundit; dhe sa herë hapen fjalë që kombinati do të vendoset në punë, ata më shumë se gjithçka, duan ta besojnë.

Premtimi qe shkrihet si…sheqeri

“Na kanë thënë që do hapet përsëri, por s’po shohim gjë. Dikur ishte i gjithë populli në punë, ndërsa sot, i gjithë populli në kafene”- shprehet një nga banorët teksa na sheh duke bërë fotografi në këto gërmadha. Të rinjtë preferojnë të ikin larg, ndërsa ish Kombinati, simboli i qytetit, është kthyer në një grumbull gërmadhash dhe simbol të papunësisë… Ndaj një fjalë e vetme banorëve u zgjon shpresën se, pavarësisht pamundësisë për të punuar në një “kohë të dytë” aty, ky kombinat do të fillojë të punojë përsëri ashtu si dikur.

Në fakt, po të futesh në kombinat shikon këtë madhështi dhe brengën që sjell më pas braktisja e tij. Gjithçka rreth kësaj rrangalle të përzihet me të kuqen e murrëtyer të tullave. Në këto kohë, ndoshta ky vend mund të shërbejë vetëm për artistët e artit kontemporan, që duan të hapin ekspozita dhe t’i kthejnë këto gërmadha në atraksion turistik.

Maliqi i shtëpive me tulla dhe çati me tjegulla, sot mbahet nga emigrimi dhe ajo pak bujqësi dhe blegtori… Qyteti e ka të rrënjosur shumë të shkuarën, ndërsa për të ardhmen pak flitet. Dhe njerëzit në Maliq e kanë fituar të drejtën që të jetojnë me të shkuarën, sepse aty janë pikat e tyre të referimit, ndërsa e ardhmja për ta duket se është larg, shumë larg. Duket se qyteti i Kombinatit të Sheqerit që ëmbëlsonte shqiptarët në kohën e hidhur të diktaturës, sot është thjesht një hidhësi e botës së çuditshme shqiptare.

Si u popullua Maliqi?

Pas bonifikimit të kënetës, Maliqi u popullua nga banorë të krahinave përreth si dhe nga shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Menjëherë pas bonifikimit u nis ndërtimi i Kombinatit të Sheqerit, një vepër madhore për ekonominë e Shqipërisë, një kombinat i cili ishte ndër më të mëdhenjtë në gjithë Gadishullin e Ballkanit. Kështu nga mesi i viteve ’50 u vendos në punë kombinati i sheqerit që punësoi më shumë se gjysmën e popullsisë së asaj kohe. Kombinati i sheqerit në Maliq ishte ndërmarrja e parë e madhe e industrisë ushqimore shqiptare dhe një nga veprat e mëdha të planit të parë 5-vjeçar, që përfundoi në vitin 1951. Më 1960 u bë rikonstruksioni i parë duke rritur aftësinë prodhuese të sheqerit 30 për qind, atë të tharjes së bërsive 50 për qind dhe të TEC 50 për qind. Njëkohësisht u ngritën fabrika e alkoolit, ajo e majasë së bukës dhe e gazit karbonik ushqimor. Më 1967 Kombinatit të Sheqerit iu shtua edhe fabrika e nishestesë dhe e glukozës. Më 1979 u bë përsëri një rikonstruksion i fabrikës së sheqerit, duke rritur aftësinë përpunuese ditore 3,7 herë në krahasim me atë të vitin 1951.

Rikthimi në kënetë

Të 1250 hektarët e fituara nga tharja e kënetës së Maliqit, çdo vit në kohë reshjesh të mëdha, kthehen përsëri si dikur, në kënetë. Uji mbulon sipërfaqe të konsiderueshme tokash të mbjella duke sjellë dëme për të gjithë fermerët. Ara të mbjella me grurë apo të bëra gati për kulturat e tjera mbulohen me ujë dhe lirohen vonë në pranverë, kur e bën të pamundur mbjelljen e kulturave bujqësore. Nga katër hidrovorë, asnjë nuk punon. Çdo vit për shkak të reshjeve të shumta, lumi i Devollit çan argjinaturat dhe përmbyt një sipërfaqe toke prej 5000 ha në Fushën e Maliqit. Kjo dukuri e përsëritur ka pasur si shkak mos thellimin e mjaftueshëm të shtratit të lumit Devoll në kohën e bonifikimit të Kënetës së Maliqit.

*“Ky botim u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- Soros. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit Soros”.

 

Next Post
‘Kryeministri u kthye nga emigracioni dhe mori haber se çfarë ndodh në Shqipëri’

Vasili bën thirrje për Pakt Kombëtar për Ekonominë: Investimet e huaja në nivelin më të ulët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

February 13, 2026
Trump apo Biden? Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me…

Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

February 13, 2026
Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Gjyqi për ish-krerët e UÇK | Manipulim me dëshmitë? Mbrojtja e Jakup Krasniqit ‘shpërthen’ ndaj Prokurorisë

February 13, 2026
Haradinaj përsërit thirrjen e tij: Taksa ndaj mallrave serbe të hiqet vetëm nëse njihet Kosova

Fillojnë negociatat, AAK e do Ramush Haradinajn President

February 13, 2026
Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

February 13, 2026
Emrat/ Molotov e dhunë në protestën e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës, Blushi, Balliu dhe Noka nën hetim. 3 të arrestuar

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe Rama

February 13, 2026
Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

February 13, 2026
Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat që është shkarkuar apo iu shmang vetingut

Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat që është shkarkuar apo iu shmang vetingut

February 13, 2026

Test për drejtësinë, pse ‘21 janari’ rrezikon të mos zbardhet kurrë?!

February 13, 2026
Pason Engjëll Agaçin në detyrë, kush është Sekretarja e re e Këshillit të Ministrave

Pason Engjëll Agaçin në detyrë, kush është Sekretarja e re e Këshillit të Ministrave

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In