Ndonëse një distancë e vogël, drejtuesve të mjeteve në Vlorë, kryesisht turistë, u janë dashur 2 orë për të përshkuar rrugën përgjatë ‘Lungomares’.
Shkak i kësaj vonesë është bërë trafiku i rënduar, që krijoi edhe një radhë kilometrike përgjatë daljes në qytetin e Vlorës. ‘BalkanWeb’ ka siguruar disa foto nga vendi i ngjarjes, ndërsa mëson se turistët u bllokuan në tunelin e ‘Ujit të Ftohtë’.
Pavarësisht se është piku i sezonit turistik fluksi i madh i mjeteve bën që shumë akse në vend të bllokohen. E tillë është edhe situata çdo fundjave në autostradën Tiranë-Durrës.