• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fotot që rindezin debatin/ Adolf Hitler duke drekuar në një hotel në Argjentinë

by Java News
24/11/2016 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Është dokumentuar mirë që diktatori nazist u vetëvra në fund të Luftës së Dytë Botërore për të mos rënë në duart e Ushtrisë së Kuqe, që po i afrohej me shpejtësi bunkerit të tij në Berlin.

Sipas versionit zyrtar, Adolf Hitleri qëlloi veten me pistoletë, ndërsa Eva Braun zgjodhi një dozë vdekjeprurëse cianidi dhe në përputhje me urdhërat e dhëna nga vetë Fyhreri, trupat e tyre u dogjën.

Ky është versioni zyrtar i njëri prej akteve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, por jozytarisht ka kohë që qarkullon një tjetër version; ai që thotë se Hitleri jo vetëm që nuk u vetëvra më 30 Prill të vitit 1945, por arriti të shpëtojë dhe të largohet drejt Amerikës Latine.d2-309

Në shërbim të kësaj teorie janë publikuar së fundmi disa fotografi. Fotot janë shkrepur në hotelin Eden në Argjentinë dhe në të pretendohet se është vetë Hitleri së bashku me pronarët e objektit.

Autenticiteti i fotove nuk është verifikuar ende dhe as fakti nëse në foto është vetë ish-diktatori nazist apo një person tjetër që çuditërisht ka një ngjashmëri të madhe me të. Të shumtë janë ata që dyshojnë për këtë, ndërsa një person shprehet i sigurtë se bëhet fjalë për Fyhrerin, raporton TCH.d4-275

Historiani Abel Basti shkruan në librin e tij “Ekzili i Hitlerit” se udhëheqësi i Gjermanisë naziste arriti që të nënshkruajë një pakt me amerikanët në fund të Luftës së Dytë Botërore për të mos rënë në duart e sovjetikëve.

Sipas Bastit, pakti përfshinte që veç Hitlerit luftës dhe ndëshkimeve t’u shpëtonin paq edhe shumë shkencëtarë dhe inxhinierë gjermanë që kishin kontribuar në realizimin e luftës më të përgjakshme të historisë së njerëzimit.d5-257

“Hitleri u largua nga bunkeri i tij në Berlin drejt aeroportit Tempelhof përmes një tuneli. Në aeroport mori një avion që e çoi drejt Spanjës, nga ku me një nëndetëse u nis drejt Argjentinës”, thotë Basti.

Historiani pretendon se Hitleri jetoi në Argjentinë për një dekadë dhe më pas u zhvendos në Paraguaji. Këtu, sipas tij, ai ndërroi jetë më 3 shkurt të 1971./a.k

Next Post
Miratohen ndryshimet, rritet akciza e gazit

Miratohen ndryshimet, rritet akciza e gazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Integrimi, Balla: Opozita hedh vetëm baltë, Shqipëria e pandalshme drejt BE-së

April 23, 2026
Malazezët bien në duart e Iranit, ushtarët me maska dhe armë marrin peng anijet në Hormuz

Malazezët bien në duart e Iranit, ushtarët me maska dhe armë marrin peng anijet në Hormuz

April 23, 2026
“Pensionistët marrin shampo 3 në 1”, Korreshi batuta në Kuvend: Pensionistëve u dhatë 1 kg grosh dhe 1 tufë qepë (VIDEO)

“Ne fshatarëve nuk na vjen radha”, Korreshi ironizon në Kuvend. Debat me Peleshin

April 23, 2026
Italia kërkon vendin e Iranit në Botëror! E konfirmon Zampolli: I shkruajta Trumpit dhe Infantinos…

Italia kërkon vendin e Iranit në Botëror! E konfirmon Zampolli: I shkruajta Trumpit dhe Infantinos…

April 23, 2026
Tiranë, Prishtinë, Zvicër: si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?

Tiranë, Prishtinë, Zvicër: si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?

April 23, 2026
“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Xhelal Mziu reagon sërish për shpërthimin në shtëpi

“E padrejtë”, Xhelal Mziu revoltohet: Pse ma refuzoni interpelancën për fondet e IPARD-it

April 23, 2026
Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje

KUVENDI LIVE! Rrëzohet interpelanca për IPARD. Peleshi: Po hetohet nga SPAK; PD: Bujqësia ka regres…

April 23, 2026
Shemben 7 objekte në aksin Elbasan–Papër, i hapet rruga Korridorit 8

Shemben 7 objekte në aksin Elbasan–Papër, i hapet rruga Korridorit 8

April 23, 2026
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

“Shefave të PD tani iu mbush mendja”, Dash Shehi flet për marrëveshjen mbi ligjin zgjedhor

April 23, 2026
Lufta në Iran ka rritur me 30% kostot e paracetamolit në Angli

Lufta në Iran ka rritur me 30% kostot e paracetamolit në Angli

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In