Një njoftim i deputetit Edmond Spaho për mungesën e tij dy javore në aktivitetet e grupit parlamentar demokrat, ka “alarmuar” kolegët e tij saqë është dashur ndërhyrja e sekretarit të Përgjithshëm të Rithemelimit, Flamur Noka për të “qetësuar” situatën.
Në orën 17.22, Spaho ka shkruar se “nisur nga nesër për arsye shëndetësore nuk do të jem i vlefshëm për dy javë”. Mesazhi i Spahos ishte në përgjigje të një mesazhi të mëparshëm të kreut të grupit Gazment Bardhi që njoftonte një mbledhje ditën e sotme.
“Z. Mondi, katarakt (perde syri) ke për të trajtuar e u alarmu gjithë grupi. Të tjerë kanë pas edhe më shumë, synetllik psh e skanë alarmu grupin”, shkruan Noka.
Nuk mbetej mbrapa as Agron Gjekmarkaj me komentin e tij. “Ore Mondi vërtetetë edhe po i shkoi dora keq mjekut prapë ke synë tjetër (gjë që nuk e urojmë kurrë) po mendo po ti kishte shku dora keq mjekut që ka bërë synetin çfarë gjëme do ishte”.
Biseda e plotë në Grupi parlamentar të PD-së
Gazment Bardhi: Të nderuar kolegë, nesër e premte ora 9;00 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit në kryesinë e Kuvendit! Ju përshëndes.
Sorina Koti: Unë nuk mundem do të jem në Korçë këto ditë.
Edmond Spaho: Nisur nga nesër, për arsye shëndetësore nuk do të jem i vlefshëm rreth dy javë.
Cule: Të shkuara Mondi.
Flamur Noka: Z.Mondi, katarakt (Perde në sy) ke për të trajtuar e u alarmu gjithë grupi. Të tjerë kanë pas edhe më shumë synetllëk psh dhe s’kanë alarmu grupin.
Agron Gjekmarkaj: Ore Mondi, vërtetë edhe po i shkoi dora keq mjekut prapë ka syrin tjetër, (gjq që nuke urojmë kurrë) po mendo po ti kishte shku dora keq mjekut qe ka bo synetin cfarë gjëme do ishte.
Edmond Spaho: Shoku Flamur, unë nuk kam alaramuar grupin, duke qenë i ndërgjegjshëmn se amungesa në aktivitetet partiake do bënte që ti të dyshojhe se ku livadhis unë, bëra njoftimin për të mos pasur keqkuptim që pse e braktisa partinë dhe pse tani. Sa për kataraktin e di që është operacion i thjeshtë pasi kam dy mjeke në shtëpi, bashkëshorten dhe vajzën. Zoti Flamur e ka me shumë merak grupin, sidomos kur na sheh nëpër takime. Kemi dalë apo ji ne tërren ku rrime, cilin territor mbulojmë ejt etj, prandaj duhet të njoftojmë.
–Shëndet dhe gjithë të mirat MOndi! Nuk do të humbasësh ndonjë gjë të madhe këto dy javë.
–Të shkuara Mond, sa më shpejt në gjirin tonë.
Sorina: Mondi të shkuara dhe do Zotui qëe edhe grupi të shohë kthjelltësinë e syve që do të kesh ti pas 2 javëesh.
/f.s