• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Përurohet rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare në fshatin Kalaç, në Ndroq

by Java News
31/10/2016 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ky vit shkollor, nxënësit e fshatit Kalaç në Njësinë Administrative Ndroq frekuentojnë një shkollë tërësisht të rinovuar. Bashkia e Tiranës ka mundësuar rikonstruksionin e plotë të shkollës, e cila ofron mundësi dhe standarde bashkëkohore për 80 nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe parashkollor.

seferi-ne-shkollen-9-vjecare-ne-fshatin-kalac-ne-ndroq-3

Në përurimin e ambienteve të reja të kësaj shkolle mori pjesë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i cili falenderoi mbështetësit e projektit që bënë të mundur realizimin e këtij investimi të domosdoshëm për këtë fshat, i cili vjen edhe në kuadër të nismës së Bashkisë së Tiranës për të rikonstruktuar shkollat në gjithë territorin e saj.   

Nënkryetari Seferi u shpreh se fëmijët dhe infrastruktura arsimore është vazhdimisht në fokusin e Bashkisë së Tiranës, ku u bënë të mundur rikonstruksioni i të gjitha çerdheve dhe është duke përfunduar edhe rikonstruksioni i të gjitha kopshteve në Tiranë. “Ashtu sikurse për çdo familje, gjëja më e shtrenjtë janë fëmijët, edhe në punën tonë, gjënë më të shtrenjtë që kemi janë fëmijët; pra rregullimi i infrastrukturës shkollore, kopshtet, çerdhet, shkollat përbën fokusin tonë kryesor të punës”, shtoi Seferi.seferi-ne-shkollen-9-vjecare-ne-fshatin-kalac-ne-ndroq-5

Seferi garantoi edhe një herë se Bashkia e Tiranës është e vendosur që të mbajë premtimin për të ndërtuar edhe 20 shkolla të reja në gjithë territorin e saj, duke synuar që të shmangë përfundimisht mësimin me dy turne. “Sfida jonë për të ardhmen është akoma më e madhe. Ne duam që brenda mandatit tonë të ndërtojmë edhe 20 shkolla, për të hequr përfundimisht sistemin me dy turne, që tashmë është bërë një gangrenë e arsimit tonë”, u shpreh Seferi.seferi-ne-shkollen-9-vjecare-ne-fshatin-kalac-ne-ndroq-2

Më tej, ai theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që t’i trajtojë me të njëjtin standard dhe vëmendje si zonat urbane, ashtu edhe ato rurale të Bashkisë së re të Tiranës. Ai ka kujtuar se me miratimin e buxhetit të ri për vitin 2017 fshati do ketë një vëmendje të shtuar sa i përket investimeve, por edhe nxitjes së zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit. Në të gjitha njësitë administrative të Tiranës, në 13 ish-komunat, por edhe në 11 që janë brenda qytetit, punohet me të njëjtin ritëm, të njëjtin përkushtim, për të rregulluar e sistemuar të gjitha këto shkolla.seferi-ne-shkollen-9-vjecare-ne-fshatin-kalac-ne-ndroq-4

Next Post
Certifikimi i hoteleve, tarifat dhe procesi i verifikimit

Certifikimi i hoteleve, tarifat dhe procesi i verifikimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

March 9, 2026
‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

March 9, 2026
Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In