
Përfshihet nga flakët pylli i Gjorgozit në Patos. Mësohet se zjarri është përhapur në një sipërfaqe me ullishte në këtë zonë.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se flakët rrezikojnë që të përhapen edhe në zonën e Cakranit.
Raportohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikëse nga Fieri dhe Patosi dhe Roskoveci, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.