• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Peleshi pret efektivët e kthyer nga misioni në Turqi: Kemi vlerësime maksimale nga pala turke

by Java News
20/02/2023 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti sot në një takim efektivët që u kthyen nga misioni i solidaritetit në zonat e shkatërruara nga tërmeti i 6 shkurtit në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.

Në fjalën e tij, Peleshi shprehu mirënjohjen, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeverisë dhe popullit shqiptar, për punën e bërë nga pjesëtarët e ekipeve që u angazhuan në terren që në momentet e para, pas thirrjes së lëshuar për ndihmë nga autoritetet turke dhe Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

“Ne kemi treguar në histori, e treguam edhe këtë herë me gjestin tuaj se ne jemi pranë popujve të tjerë në ditë të vështira si ky rast. Unë dua tju falenderoj nga zemra në emër të ministrisë, qeverisë dhe popullit për përfaqësimin dinjitoz që i bëtë Shqipërisë në këtë mision me risk. Sikur qoftë edhe një jetë kemi mundur të shpëtojmë nuk ka të paguar”, u shpreh ministri Peleshi.

Ai tha se vlerësime maksimale për stafin shqiptar ka marrë nga pala turke.

“Kemi qenë vendi i parë që reaguam dhe u ofruam në thirrjen e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Ishte një moment i rëndësishëm për ne, sepse ishte hera e parë pas anëtarësimit, ku ne u angazhuam për të dhënë kontribut dhe jo për të kërkuar mbështetje.

E treguam përmes punës tuaj, sakrificës suaj. Treguam që jemi pjesë e rrjetit të partnerëve të aleancës së madhe, qoftë në NATO, qoftë në Mekanizmin Ervopian të Mbrojtjes Civile jemi edhe për të kontribuuar”, theksoi gjatë pritjes, Ministri i Mbrojtjes./m.j

Next Post
Zbulohet supriza e produksionit të “BBVA” për Luizin nga nëna e tij, pas lotëve ‘fshehurazi’ të këngëtarit

Zbulohet supriza e produksionit të "BBVA" për Luizin nga nëna e tij, pas lotëve 'fshehurazi' të këngëtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Janë në lojë interesa të mëdha”, ish-ministri Milo analizon luftën Izrael-Iran

Kurti–Serbi? Akuzat e ndërsjella, Milo: Fitorja e forcon me fqinjët, është mesazh

December 29, 2025
Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

December 29, 2025
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

December 29, 2025
Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

December 29, 2025
Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

December 29, 2025
Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

December 29, 2025
“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

December 29, 2025
E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

December 29, 2025
“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

December 29, 2025
“Drejtësia nuk ndërtohet..”/ Sadushi: SPAK sukses, por puna e Prokurorisë së zakonshme s’duhet të mbetet në hije! 

Sadushi kritik me “Drejtësinë e re”: Nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh…

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com