• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Paradokset e show-t shqiptar: Luana Vjollca kërkon 20 mijë euro në muaj, por s’e kërkon njeri!

by Java News
20/11/2021 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Shumë e shtrenjtë kjo LV-ja’, ishte një status i Luana Vjollcës që bëri jo pak bujë, pasi i krahasoi inicialet e saj të emrit të njëjta me ato të një marke të njohur, po ashtu të shtrenjta kur vjen puna e emrit.

Pas largimit nga “Top Channel”, pas 15-vitesh, Luana tashmë mendon se ajo është shndërruar në një markë, dhe ndaj i ka vendosur një çmim stratosferik emrit të saj. Përmes një postimi në dukje jo dhe aq rastësor në “Instagram”, Luana duket se nxiti në njëfarë mënyre thashethemet,sipas të cilave ajo mund t’i bashkohet një televizioni në Kosovë.

Në foto, moderatorja shkruan “shumë e shtrenjtë kjo LV-ja”. Vërtet që Hooded Wrap Coat e Louis Vuitton është e shtrenjtë (diku te $5,500), por jo aq e shtrenjtë sa vlera që Luana Vjollca, me iniciale LV – I I ka kërkuar një televizioni në Kosovë.

“Express Rozë” raportonte se Luanës i është propozuar që t’i marrin të drejtat e programit “Shiko kush luan”, të cilin do ta moderojë sërish ajo në këmbim të një page 20,000 euro në muaj.

Media nuk bëri me dije emrin e televizionit për të cilin bëhet fjalë dhe për këtë arsye komentuesit kanë dyshime se ekziston një bisedë e tillë, duke e konsideruar një lojë bllofi të vetë Luanës, si për të marrë pak vëmendje ose për të justifikuar mungesën e saj në një ekran, duke pretenduar se çmimi i lartë i emrit të saj është arsyeja.

Nëpër disa komente me këngëtaren Kidën, Luana nxit diskutimin se është në bisedime të tilla. “Zor me vendos!”, shkruan ajo. Përveç kësaj ka shpërndarë edhe një artikull ku shkruhet se Kida “i merr ekskluziven Luana Vjollcës për lajmin se në cilin TV do e shohim”.

Megjithatë, ndryshe nga çfarë sugjeron titulli, Luana nuk e ka zbuluar se në cilin televizion do ta shohim dhe as e ka konfirmuar se do të jetë pjesë e një televizioni në Kosovë. Ky reagim i saj, vjen pak javë pasi deklaroi se i kishte dhënë fund karrirës televizive në moshën 30- vjeçare, pas 15 vitesh që vendosi të largohej nga “Top Channel”.

U tha se arsyeja e tërheqjes ishte për t’iu përkushtuar biznesit e saj të çantave dhe aksesorëve, të cilin e hapi këtë verë dhe flitet ta zgjerojë edhe me shitje veshjesh. Pas një periudhe ku paralajmëroi diçka të re që nuk lidhet as me muzikën e as me televizionin, zbulohet drejtimi i ri në jetë i Luana Vjollcës. Ajo ka punuar këto kohë në një koleksion të përbashkët të çantave dhe kapeleve me një brand online me bazë në Tiranë, i krijuar në vitin 2019, pergatiti Tema.

 

Next Post
Akuzat e Kokalarit/ “Skizofrene”, Salianji: Bashkëshorti i saj i përfshirë në partinë Agimi i Artë

Salianji mbledh degët e PD Korçë dhe Maliq: 100% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe 83% e kryesive të degëve mbështesin 18 Dhjetorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

March 20, 2026
“TikTok” nuk ndalohet në SHBA! Presidenti Trump firmos urdhrin ekzekutiv

“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim

March 20, 2026
Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

March 20, 2026
Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

March 20, 2026
Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In