• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Pamje të frikshme: Rikthehet festivali i çuditshëm “Nëntë Zotët Perandorë”, njerëzit ngulin thika e gjilpëra në gojë…!

by Java News
29/09/2022 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpata, thika e dorëza çadrash shiheshin sot mes të tjerave, të ngulura në fytyrën e entuziastëve të festivalit taoist vegjetarian në Tailandë, që u rikthye bujshëm pas nje ndërprerjeje dyvjeçare.

Celebrimet e festivalit nëntë-ditor zhvillohen çdo vit për të nderuar ato që vendasit quajnë “Nëntë Zotët Perandorë”.

Pjesëmarrësit shmangin çdo ushqim që vjen nga kafshët dhe dedikojnë trupin e tyre për hyjnitë që do t’i mbajnë ata larg të keqes e do t’ju sjellin fat. Vullnetarët e festivalit që shpohen në faqet e tyre njihen ndryshe si “mediantë” që besohet se krijojnë një lidhje personale me zotat.

Pamje "makabre"/ Rikthehet festivali i

Ata aplikojnë paraprakisht për “nderin” dhe hetohen me kujdes para se t’u jepet nderi i përfaqësimit në festival, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Mediantët përgatisin veten e tyre në tempullin vendas me rrahje daullesh dhe djegie temjan, mes të cilave nisin më pas festivitetet në agim.

Pamje "makabre"/ Rikthehet festivali i

Besimtarët dalin nga tempulli Jor Soo Gong Naka dhe monitorohen me kujdes teksa objekte të mprehta të zgjedhura prej tyre futen ngadalë me lëkurës së faqeve.

Kur shpimet përfundojnë ata shoqërohen nga mbështetësit për disa kilometra në ecjen drejt një parku bregdetar.

Në kortezhin e tyre disa nga pjesëmarrësit shihen në një gjendje të lartësuar shpirtërore, teksa rrotullojnë sytë, dridhen e kërcejnë, duke shpërndarë bekime për njerëzit që i rrethojnë.

62-vjeçari Teepakorn Kerdkla, teksa priste radhën për shpimet e ndihmësave, tha: “Këtu mund të pastroj mendjen time dhe të përqendrohem në mendimet e mia”.

Pamje "makabre"/ Rikthehet festivali i

18-vjeçari spektator Chitsanuphong Tankongkoy shtonte: “Uruesit duhet të shpohen në fytyrën e tyre për të shprehur mirënjohjen ndaj zotave për të marrë urimet e tyre”.

Tradita folklorike daton prej viteve 1825, kur një trupë operistike kineze u sëmur në rajonin Phuket, sipas gojëdhanave. Rikthimi i eventit është një nxitje e mirëpritur turistike pas mbylljeve të dy viteve të fundit./m.j

Pamje "makabre"/ Rikthehet festivali iPamje "makabre"/ Rikthehet festivali iPamje "makabre"/ Rikthehet festivali iPamje "makabre"/ Rikthehet festivali i

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mish nga Brazili, bllokimet në doganë, Shqipëria me çmim më të lartë në rajon

Mish nga Brazili, bllokimet në doganë, Shqipëria me çmim më të lartë në rajon

November 24, 2026
Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

November 24, 2026
“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

November 24, 2026
Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

November 24, 2026
Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

November 24, 2026
“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

November 24, 2026
Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

November 24, 2026
Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

Raketat ruse në Poloni, Rutte: Incidentet i rrezikshëm, po verifikojmë nëse ishte i qëllimshëm

November 24, 2026
Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

November 24, 2026
“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In