Një mësuese po përballet me një turp të madh, pasi nxënësit dhe shkolla ku ajo jepte mësim kanë zbuluar pjesën e errët të jetës së saj.
Resa Woodward u shkarkua nga posti i saj i mësimdhënies në një shkollë të mesme në Dallas, pasi u zbuluan materialet pornografike në të cilat ishte protagoniste edhe ajo.
Në internet janë zbuluar materiale të shumta pornografike, në të cilat ka marrë pjesë edhe mësuesja. Ndërkohë, 38-vjeçarja thotë se u shty drejt botës së pornografisë për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe se kjo nuk ishte zgjedhja e saj.
Ndër të tjera mësuesja thotë se po akuzohet për diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë, kur ajo ka qenë adoleshente por megjithatë prindërit nuk kanë qenë dakord që ajo të vazhdonte e t’ju jepte mësim fëmijëve të tyre./joq/a.m.