Grida Duma i ka kujtuar sonte në “Top Story”, disa nga momentet më pikante nga e kaluara e kryeministrit Rama, të cilit i ka kërkuar shpjegime në lidhje me disa paqartësi.
Rama tha se i kishin kërkuar para në këmbim që fotot të mos publikoheshin, por kryeministri u shpreh se nuk kishte pranuar, pasi ato foto ishin një pjesë reale e tija dhe se nuk kishte pse ta fshihte.
Ai tha se fotot ishin bërë në një plazh nudistësh që ai frekuentoi askohohe bashkë me të dashurën e tij.
“Kisha shqetësim patjetër, ishte një kuti me fotografi lloj lloj, të cilat i kisha lënë në bagazhin e makinës bashkë me gjëra të tjera sepse jam shumë i pavëmendshëm, fatmirësisht që kur jam disiplinuar nga pikëpamja e jetës dhe kam një njëri që kujdeset për mua në gjërat më të jashtëzakonshme. Një ditë të bukur më bie telefoni dhe e ngrita më tha dikush shiko me një zë shqetësues, duhet të bëhesh gati të paguash se ke dhe fushatën përpara, nuk po e kuptoja çfarë po thoshte i thashë kush je më tha do e kuptosh por përgatitu të paguash mirë.
Ndodhi kjo telefonatë pas 10 ditësh dhe isha i përgatitur në rastin e dytë t’i ktheja përgjigje frëngjisht dhe më thotë mos bëj trimin se mos me pagu ti do të tmerrohen të gjithë gratë e gjithë gocat e gjithë familjet e këtij vendi. Më kërkoi të paguaj e do të tmerrohen gratë dhe në një moment pata një flash që janë fotot, i kërkova dhe nuk i gjeta dhe makina kishte shkuar në një vend dhe aty gjërat kishin humbur dhe kështu e kisha një përgatitje, kur erdhi gjëja e lanë në një zarf i thashë nuk paguaj gjë bëni çfarë të doni, as nuk bëhej fjalë të paguaja se s’kisha bërë gjë. Mendoja që janë fotografitë por nuk e dija qartësisht, erdhi zarfi, unë isha në fushatë, më mori në telefon drejtuesja e organizimit më tha ku je duhet të vish patjetër dhe aty e kuptova. I thashë mos u shqetëso se nuk është se po sheh për herë të parë më tha nuk është për të qeshur.
E ndava mendjen që duhej të përballohesha më të vërtetën, i thashë thuaj është montazh, por më vinte plasja të fshihja këtë gjë isha në një plazh nudist me të dashurën tim. Kam qenë njeri i lirë nuk e lashë fushatën në mes për të ikur atje. Kam pasur gjithmonë besim tek shqiptarët janë të mprehtë edhe për gjëra të caktuara që mund të diskutojnë njerëzit dhe e kanë të fortë instiktin se kush ka të drejtë. Në këtë pikë thoja çfarë është kjo në fund të ditës të gjithë njerëzit do të thonin çfarë ka bërë. Nuk ishte e lehtë, më erdhi fjala që kishte vajtur në një gazetë, nuk ishte e lehtë. Aty u rritën , se ne bëjmë sondazhe fotografitë e zgjeron diferencën.
Axhenda ishte që do të bëja takim me të rinjtë në një si disko, ishte kohë pak para dreke dhe aty ishin mbledh nja 200 të rinj dhe unë i them, kanë nxjerrë sot disa foto të mijat që i kam bërë kur kam qenë me të dashurën atje dhe ata mendojnë se duke u futur tek jeta private e imja më dëmtojnë. Ata të gjithë shpërthyen në duartrokitje dhe kur po dilja ishte një nga këta tipikët dhe më tha je i madh, se e kisha ndarë mendjen por desha të dëgjoj çfarë do të thoje e po të kishe thënë është montazh do e kishe harruar votën time. Unë mendoj se shqiptarët janë shumë të mprehtë e të adaptueshëm.”- tha Rama.