• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Një tjetër kënd lojërash për fëmijët e Tiranës… së shpejti Bashkia inaguron dhe 5 parqe të tjera

by Java News
02/02/2017 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për këndin e tetë të lojërave në njësinë 7, ndërsa pesë të tjerë janë në proces pune, duke ofruar më shumë mundësi për argëtimin e të rinjve dhe fëmijëve. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, jetëzimi i këtij sheshi me kënd sportiv (fushë futbolli) dhe lojëra krijon një mundësi më shumë rekreacioni për të gjitha moshat.

Në përurimin e këndit të lojërave në Rrugën “Kongresi i Lushnjes”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi qytetarët për bashkëpunimin, si dhe shtoi se ndërtimi i parqeve dhe i këndeve të tilla do të vazhdojë të shtrihet në të gjitha njësitë e kryeqytetit.

“E mbaj mend ditën e parë kur erdhëm këtu, kishte shumë dyshime, skepticizëm dhe disa njerëz thoshin me të drejtë: kjo që ka ndodhur në lagje të tjera, po a do të ndodhë edhe në lagjen tonë? Mendoj se e mbajtëm fjalën! Më vjen mirë që pas parqeve që kemi bërë në cepa të ndryshëm të Tiranës, pas atij te Parku i Liqenit, erdhi koha që edhe në Njësinë 7 të kemi një kënd lojërash. Do të vazhdojmë edhe në njësitë e tjera, derisa të sigurohemi që çdo fëmijë që rritet në Tiranë, të ketë një vend ku të luajë afër shtëpisë së tij”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës falenderoi edhe donatorët për gatishmërinë dhe angazhimin social të treguar në ndërtimin e këndit të fëmijëve. “Dua shumë që ta ruajmë këtë investim. Është shumë e rëndësishme që ta harxhojmë kohën duke shkuar në një lagje tjetër për të ndërtuar një kënd të ri për fëmijët e qytetit”, tha ai.

Veliaj garantoi se investimet e Bashkisë së Tiranës do të vijojnë, dhe se pavarësisht problematikave që ka qyteti, fëmijët do të marrin gjithmonë një vëmendje e veçantë.

“Dua t’i siguroj prindërit, gjyshërit, gjyshet që sa të jemi në Bashkinë e Tiranës, do të investohemi çdo ditë te një qytet më i mirë për fëmijët tanë. E di që qyteti ka shumë problematika, megjithatë besoj se si çdo familje, fëmijët janë të parët, ashtu edhe në familjen tonë të Bashkisë së Tiranës, fëmijët e Tiranës janë të parët”, tha Veliaj.

Në një sipërfaqe prej 1200 m2, është ndërtuar një fushë futbolli, module të ndryshme lojërash për fëmijë, si dhe janë vendosur shtylla ndriçimi të reja dhe kosha mbeturinash. Përveç rikualifikimit estetik të zonës së banuar, nëpërmjet planifikimit dhe shtimit të gjelbërimit, një tjetër element i rëndësishëm është ndërtimi i infrastrukturës për rekreacion pasiv për të rritur (stola, hije). Për ndërtimin e këtij sheshi gjithëpërfshirës, për të gjitha kategoritë e moshave, janë përdorur materiale të certifikuara sipas standardeve të BE-së, kjo për të rritur sigurinë e fëmijëve që luajnë dhe për të mos veçuar qendrën nga periferia në ofrimin e shërbimeve.

Pas këtij sheshi, shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të inaugurojë pesë kënde të tjera në zonën e Kasharit, Liqenit Artificial, Sulejman Delvina dhe Ali Demi, dhe shpejt do të vijojnë punimet në së paku 3 zona të tjera të Tiranës (në Kombinat – Sheshi Jusuf Dashi; në zonën e Piramidës; Fusha e Aviacionit).

Next Post
Kuvendi, PD vendos bojkotim të pjesshëm të seancës së nesërme

Bylykbashi: Votim elektronik ose protestë! Balla: Kërkoni alibi për humbjen e rradhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com