• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Nga pushimet luksoze te ato të thjeshta, ku ndodhen VIP-at shqiptarë

by A R
08/08/2017 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjafton të hapësh Instagram-in dhe të dalin përpara foto të personazheve shqiptarë duke pushuar sa në njërin plazh në tjetrin .

Ndërkohë  ne ziliqarët që ende nuk i kemi filluar pushimet kuptojmë se VIP-at tanë të ekranit shqiptar mund ti kategorizojmë në një tjetër listë; atë të mënyrës se si kalojnë ditët e pushimeve.

Dikush zgjedh të largohet jashtë Shqipërisë, të arratiset drejt brigjeve të Meksikës, të Turqisë, të Malit të Zi madje të vijë dhe përreth botës.  Shumë prej tyre kanë zgjedhur të largohen për disa ditë me partnerin apo familjen dhe ne po i kategorizojmë në këtë mënyrë./Blitz.al/

Pushimet “për qejf të shpirtit”

Pëpara se të fillojnë me organizimin e dasmës, Xhensila dhe Besi pas mbylljes së një sezoni të ngarkuar në karrierat respektive u arratisën për disa ditë pushimi në Cancun të Meksikës.  Duke parë fotot e tyre kuptojmë që Besi dhe Xhensila ia kanë bërë qejfin vetes deri në maksimum duke eksploruar këtë vend të bukur të cilin gjithsecili nga ne do të donte ta vizitonte.

Pushime “familjare”

Javën e  kaluar moderatorja e “Thumb” ka pushuar me partnerin dhe djalin e saj në brigjet e detit Jon. Duke parë fotot në rrjete sociale Fatma na ka lënë të kuptojmë se i ka shijuar shumë këto ditë, duke qenë se iu bashkua edhe motra e saj me të cilën ka një lidhje të veçantë.

Por kot nuk i kemi quajtur pushime familjare. Në një status në Facebook Fatma tregoi se në fakt për të ato nuk quheshin tamam pushime duke qenë se të bësh plazh me një fëmijë të vogël me vete ka më tepër përkujdesje dhe përgjegjësi. “Mund të durohet fakti që pushimet me fëmiun nuk janë pushime fare në fakt, por një super lodhje me kohë të plotë.

Mes orareve 8.30-12.30 dhe 18.00-21.00 për t’u respektuar, lyerje ngjyerjet me krem, fryrje shfryrje komerdaresh, vrap sa në breg dhe në ujë. Shto këtu lojëra të shpikura çdo 10 min, se aq zgjat interesi, jo hengri apo ca hengri, vrapi 20 herë në dite te tualeti i plazhit, kaka, cici (ndonjëherë kot dhe për qejf, thjesht për të luajtur me një zorre uji aty).

Ca shpërthime histerike mes plazhit apo në korridorin e hotelit dhe ti që edhe pse po vdes nga nervat dhe sikleti, duhet të besh fytyrën e embel dhe të buzeqeshur e zërin e qetë të zonjës Eni me një krijesë që duket si e poseduar, po helbete kalama…”,- shkruan Fatma në Facebook.

Pushime “aristokratesh”

Gjithnjë kanë zgjedhur ndryshe nga rrjedha, Elia Zaharia dhe Princi Leka II kanë preferuar të shijojnë disa ditë pushimi. Ata kanë zgjedhur të shijojnë bukurinë e Francës dhe ndryshe nga gjithë të tjerët që turren në schuma party, nga  natyra që e karakterizon kane  preferuar qetësinë dhe rehatinë që të ofron një vend kaq i mrekullueshëm.

Pushime ”si një çift i sapomartuar”

Ndryshe nga kolegia e saj, Aulona Musta është arratisur me bashkëshortin e saj për disa ditë në Lefkada të Greqisë. Vetëm duke i ndjekur në Instagram, pa i njohur, të duket sikur çifti ka shijuar një muaj mjalti me plot kuptimin e fjalës, vetëm për vetëm edhe pse me siguri e kanë ndjerë mungesën e vajzës së tyre çamarroke Amara. Party në jahte e shëtitje në det janë plane të cilat të gjithë do të donim t’i përfshinim në pushimet tona e duket se Aulona i ka dhuruar vetes një verë të paharrueshme.

Pushime “photoshooting”

Irena Kita nuk publikon foto me partnerin e saj në rrjete sociale. Aktualisht ajo ndodhet me pushime dhe ndërkohë që e ndjekim në rrjete sociale ajo kujdeset të na tregojë se jo vetëm që po kënaqet por po bën edhe disa foto të mira për t’u postuar  e për të na bërë ne ta kemi zili.

Pushime “të paharrueshme në shtëpi”

Duke parë fotot e Angela Martinit në rrjete sociale, t’i kupton se modelja e njohur po bën qejf të paparë edhe pse në fakt nuk ka shkuar hiçgjëkundi. Ajo na ka treguar se të kesh një shtëpi me pishinë të jep mundësinë të bësh disa pushime të mira edhe pa dalë nga pragu i shtëpisë.

Pushime “videoklipesh “

Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti nuk dihet se ku janë duke i kaluar këto ditë të nxehta gushti por në rrjete sociale këngëtarja shfaqet duke shijuar një gotë shampanjë në bordin e një jahti. Nese të gjithë mendoni se përse i kemi klasifikuar kështu pushimet e tyre, po ju zbulojmë se çifti nuk është duke pushuar por Dafi po xhiron videoklipin e tij më të ri. Pra nuk bëhet fjalë për ditë qejfi por për punë.

Pushime “rreth botës për pak ditë“

Ky është grupi i pushimeve që të gjithë i kemi ëndërruar. Të hipësh në bordin e një anijeje apo jahti dhe të shëtitësh me të vende të ndryshme të botës. Këtë gjë ka bërë Emina Çunmulaj dhe bashkëshorti i saj multimiliarder. Brenda pak ditësh ata kanë udhëtuar në disa shtete si Mali i Zi, Greqi, Kroaci etj. Kështu Emina ka marrë me vete pak nga shija e çdo vendi ku ka kaluar./blitz.al

Next Post
Edhe Marcelo tallet me Mourinho

Edhe Marcelo tallet me Mourinho

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In