• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Nga Angela Martini te Marina Vjollca, vajzat VIP që u kthyen në shtëpiake pas martesës

by Java News
30/03/2019 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikur ishin të parat në skenë apo pasarelë, ndërsa sot mund t’i shohim të postojnë vetëm foto nga jeta që bëjnë si të martuara, larg vëmendjes publike. Nga modelja Angela Martini te prezantuesja Marina Vjollca, duket se jeta u ka ndryshuar kryekëput pas martesave, e para më milionerin rumun Dragos Savulescu dhe e dyta me CEO-n e “Babastars”, Getoar Selimi.

Nuk kanë qenë të rralla rastet kur modelja e njohur shqiptare tregon jetën prej “shtëpiakeje”, të cilat filluan direkt pas martesës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kthimit në shtëpinë që kanë në Rumani pas muajit luksoz të mjaltit.

angela

Angela provokoi ndjekësit fillimisht teksa pozonte në një divan dhe krah fotos ku shkruante: “Thjesht jam një shtëpiake, pres që bashkëshorti im të vijë dhe të flasim për alienët, Zotin etj.. Thjesht gjëra të zakonshme”.

angela martini 5

Me anë të kësaj poze, Angela nënkuptonte se martesa e saj ka shumë pasion dhe dashuri, duke qenë se ai është milioner dhe nuk i mungon asgjë. Më vonë, ajo postoi të tjera foto nga shtëpia e tyre luksoze, ku në një prej tyre shprehu mërzinë e madhe nga të qenurit amvisë shtëpie, pasi shfaqej duke gatuar.

Supermodelja e pasarelave hoqi dorë nga karriera pas martesës, duke u shfaqur kësaj here në fotografi në rolin e një shtëpiakeje të mërzitur e të zemëruar me jetën e mbyllur, pasi kalon tërë kohën në kuzhinë. “E lodhur, duke punuar në kuzhinë”, shkruante Martini, e veshur në një palë të brendshme me dantellë, nga të cilat nuk heq dorë kurrë.

marina getoar

Të njëjtin stil jete si “shtëpiake e dëshpëruar” ka deklaruar vetë edhe Marina Vjollca, që nga koha kur “ Tv Klan” nuk po e angazhon me asnjë projekt televiziv. Për disa javë prezantoi emisionin “C`est la vie” dhe më pas nuk e pamë më në ekran Marinën, kështu, për momentin mund të themi se Marina është kthyer vërtet në një “shtëpiake”.

marina getoar

E dëshpëruar ose jo, ajo ka filluar të bëjë dhe ‘meme’ me veten e saj. Marina ka postuar në “Instastory” një video, ku shihej një mace në robdëshamber dhe me një palë shapka banje, teksa relaksohet në shtëpi.

marina getaor

Kjo, mesa duket, i përshtatet fiks Marinës, e cila këtë video e ka shoqëruar me mbishkrimin “Unë në shtëpi”. Po ashtu dhe Ornela Bregu është një tjetër prezantuese, e cila është larguar jo vetëm nga skena, por edhe nga Shqipëria.

ornela

Pas eksperiencës së fundit si prezantuese e “E diell” me Alban Dudushin, Ornela është vendosur në Spanjë, ku jeton me familjen larg famës. Gjithsesi, Ornela është mjaft aktive në rrjetet sociale për jetën që bën atje. Vitin e kaluar ajo ndau me ndjekësit momente nga dhuratat që iu bënë për 40-vjetor në Spanjë.

ledina

Ledina Çelo është një tjetër këngëtare, e cila pas një  karriere të gjatë po shijon jetën si familjare në Gjermani me Naim Kabashin, ish-kampionin shqiptar nga Kosova të kick box-it. Nëna e djalit Erlis dhe vajzës Periana, poston shpesh foto pranë fëmijëve, ku duket një amvisë e përkushtuar totalisht te familja dhe puna në biznesin e bashkëshortit. Këngëtarja ka rrëfyer dhe detaje nga takimi i parë me vjehrrën si nuse Kosove që është.

ledina

“Shoqja ime më tha: ‘Ledinë, je bërë nuse Kosove, tani do të pastrosh oborrin, do t’i bësh kafe vjehrrës që me mëngjes…’ por do ti, ndodhi e kundërta? Kam edhe dy kunata shumë të mira dhe kur shkoj atje ndihem si një princeshë”, ka rrëfyer ajo.

ledina1

Kujtojmë që Ledina u rikthye për pak në skenën shqiptare si prezantuese e Festivalit të Këngës në RTSH. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Afërdita Dreshaj, që nga martesa qershorin e vitit të kaluar në Miami të SHBAve me hokeistin çek Jakub Kindl. Pas martesës, modelja, e cila nuk vazhdon më karrierën, të vetmin lajm që dha për jetën e saj është blerja e një shtëpie të re, që do e shijojë në maksimum tani si e martuar.

almeda

Një tjetër personazh që po bën pauzë pas eksperiencës si prezantuese e “Dancing with the stars” është ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi. Pas martesës me Tolgahan Sayisman ajo po shijon relaksin në shtëpinë e tyre luksoze në Stamboll në pritje të lindjes së fëmijës së tyre të parë.

jona sp

Po ashtu martesa, u ndryshoi jetën Jona Spahiut nga martesa me Frenkli Ymerin dhe ish-Sofisë së Arian Çanit, e cila tashmë është tërhequr nga televizioni për t’iu përkushtuar familjes së re dhe fëmijës.

PANORAMA PLUS

Next Post

Politika e çimkave me çimka, siç thoshte dikur Berisha ose neveria për ÇimkoPolitikën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In