• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Në vend të fustanit të nusërisë, uniforma ushtarake: Ish-missi martohet në vijën e frontit të luftës në Ukrainë

by Java News
28/12/2022 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evgenia Prokopenko, ish- Miss Earth 2012 e cila ndërroi takat e saj me një jelek antiplumb për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë është martuar me një tjetër ushtar.

Ajo iu bashkua përpjekjeve të luftës kundër “operacionit special ushtarak” të Vladimir Putin në Mars dhe tha se kishte një plumb për presidentin rus. Por pavarësisht fluturimit të raketave dhe kërcënimit me vdekje, 35-vjeçarja u martua në vijën e frontit javën e kaluar.

“Xheneti im është në Ferr! Dashuria ime dhe Bota ime”, shkroi ajo në Instagram duke ndarë lajmin e martesës me një varg fotosh nga dasma e saj. Ajo ka veshur një vello të bardhë me uniformën e saj ushtarake.

Evgenia ka thënë për Daily Star se në Shtator do i bashkohet ushtrisë si mjeke.

“Unë flas rrjedhshëm rusisht, por nuk e di gjuhën e Putinit. Nuk e di në cilën gjuhë është ende e mundur të flasësh me të, sepse ai refuzon të kuptojë të gjitha gjuhët e të gjitha vendeve të zhvilluara të botës. Nuk kam fjalë për të, sepse me Putinin duhet të veprojmë, jo të flasim. Unë kam vetëm një plumb për të”, tha Evgenia.

Finalistja e Miss Earth 2012, nga Kievi, tha: Pavarësisht se në çfarë llogoresh jam, gjithmonë ka një çantë grimi me pasqyrë dhe parfume në çantën time ushtarake!Ajo dhe ushtarë të tjerë çliruan qytetin Izyum dhe fshatrat fqinjë nga Rusia pasi zona ishte pushtuar për gjashtë muaj.

“Këto janë dy jetë shumë të ndryshme, të kundërta. Në jetën civile kam qenë e angazhuar në gjëra krejtësisht të ndryshme. Unë kisha biznesin tim, aty ‘uniforma’ ime ishte një fustan biznesi me taka. Këtu, në front, unë jam një ndihmëse mjekësore. Unë evakuoj nga zonat e kuqe (zonat e luftimit) të plagosur dhe ofroj ndihmën e parë.”

Evgenia, e cila gjithashtu shpëton kafshët nga zonat e rrezikshme, shtoi: Nuk do ta kisha besuar kurrë, nëse dikush do të më kishte thënë gjashtë muaj më parë se do të isha në Forcat e Armatosura të Ukrainës, duke fjetur në llogore ose bodrume, duke shpëtuar të plagosurit nën zjarr./m.j

Next Post
Acarimet e para/ Kejvina Kthella s’lë gjë pa i thënë Zhaklinës për Oltën: Unë e adhuroja se ishte ‘divë’, po më zhgënjeu

Acarimet e para/ Kejvina Kthella s’lë gjë pa i thënë Zhaklinës për Oltën: Unë e adhuroja se ishte ‘divë’, po më zhgënjeu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In