• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

FOTOT/ Në fshatin e veçantë të presidentit

by A R
01/05/2017 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një godinë e madhe tre katëshe që duket e lyer dhe në gjendje të mirë të tërheq vëmendjen. Është shkollë në të vërtetë por ka disa funksione. Fshati ka një lokal. U prezantuam që ishim gazetarë dhe u ulëm të mblidhnim veten. Nuk na besuan, u stepën. Një fytyrë iu vinte, një iu ikte. Na morën edhe për spiunë…”

Ai foli për fshatin e tij në ato pak fjali kur sapo u votua si president i ri i Republikës në Parlament. Në një moment ndoshta spontan siç edhe vetë tha në një fjalim të papërgatitur gjuha shkoi në fshatin e tij të lindjes.

Të veshur me këtë kuriozitet vendosëm që në Tiranapost.al të sjellim një reportazh për fshatin e Presidentit.

Ora 9:00 nisja nga Tirana. Pyetëm për vendin dhe na thanë se rruga për në Çepan ishte e largët. Asnjë gazetar nuk kishte shkuar deri tani!

Deri në Berat rruga eci shpejt. Kthesat gjarpëruese të Poliçanit deri në Çorovodë na lodhën. Rruga ishte e mirë, në ndonjë vend edhe më dhëmbë. Çorovoda e varfër, po ama ngjyrat e qendrës e bënin të dukej sikur buzëqeshte.

Tek një supermarket marrim ndonjë gjë për mëngjes, pyesim dhe shitësen për të na treguar rrugën për në Çepan.

-Sipër qytetit, vetëm ndiqni asfaltin. Është ca larg, rruga e mirë deri në një pikë, – na tregon një grua me të bijën. Kjo e fundit nënvizon se turistët që shkojnë tek kanionet kanë detyruar qeverinë t’i kushtojë kujdes rrugës.

Osumit na ndiqte kudo! Ishte pjesa më e bukur. Kanionet na detyruan të ndalonim të bënim dy selfie. Një çift turistësh gjerman ishin të magjepsur. Me hartë në dorë dhe një automjet fuoristradë kishin plan të shëtisnin gjithë zonën.

Ec e s’ka të sosur. Arrijmë tek “Ura e Dervish Muhametit Hasanaj”. Grupe njerëzish kishin shkuar për piknik, të rinjtë bënin foto.

Një çift që po bënte petulla, na udhërrëfejnë:

-Ndiqni rrugën, ka tabelë aty që e tregon…

Pas 30 minutash shikojmë tabelën që na drejtonte për tek fshati i Presidentit. Në fillim rruga na gënjeu, pak metra ishte e shtruar me asfalt. Me pas rruga të kujtonte atë shprehjen “Ku ha pula gurë”.

Ishte e pamundur të vazhdonim me makinë deri në Çepan. Pasi kaluam dhe rezervuarin e fshatit Rog, freksioni i makinës po nxehej. Era e djegur na kujtoi se duhet ta linim me aq dhe të vazhdonim pjesën e mbetur në këmbë. Ishte dërrmuese në fakt! Por ja dolëm të kapim një furgon për në fshat.

-Kur vjen Iliri këtej, i lë policët poshtë te rruga. Nuk ka frikë… Monika nuk ka ardhur, na tregon shoferi!Në furgon mësuam se hera e fundit që Ilir Meta ishte ngjitur në fshat ishte në tetor.

-Ja erdhëm, ky është fshati i Ilirit. Kaq është. 30 familje janë gjithsej!

Një godinë e madhe tre katëshe që duket e lyer dhe në gjendje të mirë të tërheq vëmendjen. Është shkollë në të vërtetë por ka disa funksione. Në katin e parë ishte përshtatur sallë për dasma, në të dytën shkolla 9-vjeçare. Kati i tretë ishte komunë (njësi administrative).

Një rrugë e tre punë! Duhet ta kenë në gjak këtë variantin me shumë opsione, – i them Erionit kolegut tim që më shoqëroi në këtë udhëtim.

Në hyrje të fshatit ishte shtëpia e Presidentit të ri. Nuk i kishte vënë dorë nga jashtë, dukej e vjetruar. Qendra shëndetësore është një ngrehinë.

Në qendër të fshatit një burrë po priste një porosi me furgonin.

-Ky është kryeplaku, -na tregon një djalë aty.

-Jo jo ka dhënë dorëheqjen. Kishte frikë se futej në burg nga kanabisi, ja kthen një tjetër!

Fshati ka një lokal. Shkojmë drejt tij. Tre burra, bashkë me pronarin ishin ulur dhe po pinin birra.

U prezantuam që ishim gazetarë dhe u ulëm të mblidhnim veten. Nuk na besuan, u stepën. Një fytyrë iu vinte, një iu ikte. Një ditë më parë në zonë ishte zhvilluar operacioni anti-kanabis.  Kjo ndoshta bënte që të na shihnin me dyshim. Madje na morën edhe për spiunë.

Vetëm pasi erdhi u ul me ne shoferi i furgonit, atëherë sikur u qetësuan disi, por në asnjë moment nuk u treguan të lirshëm. Ishin të gjithë diskretë dhe me paranojën se nuk duhet të flasësh sot për askënd dhe për asgjë, se nuk i dihet!-Aman, se na hapni probleme. Kaq jemi ne këtu. Nuk duam probleme me njeri.

Bëmë biseda të përgjithshme. Për shembull faktin që ishte bërë krushqi në Dibër tradicionalisht, ashtu si Presidenti.

Në shtëpinë e lindjes së Presidentit jeton xhaxhai dhe familja e tij. Sa për banorët e tjerë që ishin një dorë siç e përmendem, 30 familje.

Ata nuk ishin të lumtur as kur Ilir Meta ishte kryetar Kuvendi, as tani President. Për ta asgjë nuk ndryshonte. Pa dyshim votonin LSI-në po pa shumë ëndrra dhe emocione. Me qetësi dhe dashuri, fiks si në fshatin e Presidentit Ilir Meta! (Tiranapost.al)

Next Post
Ristani ka vetëm një kritikë për Bashën: Nuk po përdor çdo lloj mjeti për rrëzimin e Ramës

"Këto janë kërcitjet e fundit..." Ristani u përgjigjet kritikëve të bojkotit në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In