• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Mrekulli në Kiev! Të shtënat me armë zjarri dëgjoheshin nga jashtë, 23-vjeçarja sjell në jetë një vajzë: Ukraina nuk do vdesë

by Java News
26/02/2022 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa bombat e Vladimir Putin ranë mbi Kiev, mbrëmë një mrekulli e vogël u soll në jetë në mes të kaosit.

Ndërsa forcat pushtuese ruse bombarduan familjet e tmerruara, një 23-vjeçare kishte arsye të ishte ndoshta më e frikësuar se të tjerat. Ajo ishte në muajin e fundit të pritjes së ëmbël.

E reja ishte e fshehur në një strehë në qytet, ndërsa të shtënat me armë zjarri dëgjoheshin nga jashtë. Pak para orës 20.30, Mia e vogël erdhi në jetë. Britmat e nënës ishin dëgjuar nga policia ukrainase, e cila kishte nxituar për të dhënë ndihmën e saj.

Mrekulli në Kiev! Të shtënat me armë zjarri dëgjoheshin

Një oficer, Mykola Shlapak, tha se ata e ndihmuan të lindte vajzën e vogël dhe më pas thirri një ambulancë që i dërgoi më pas në spital. “Daily Mail” shkruan se nënë e bijë janë mirë.

Ardhja e saj në jetë u përshëndet si një mrekulli, pasi historia e saj bëri që një grua të deklaronte: “Lindja jote është shpresë në këtë kohë të mjerueshme”.

Fotografia e tyre e parë u cilësua si fener shprese në orët më të errëta të Ukrainës. Ndërkohë lajmin e bukur e ka dhënë Kryetarja e Konferencës së Demokracisë në Veprim, Hannah Hopko.

Mrekulli në Kiev! Të shtënat me armë zjarri dëgjoheshin

“Mia lindi në strehë këtë natë, në mjedisin stresues nga bombardimet e Kievit. Mamaja e saj është e lumtur pas kësaj lindjeje sfiduese. Kur Putin vret ukrainasit, ne thërrasim nënat e Rusisë dhe Bjellorusisë për të protestuar kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Ne mbrojmë jetët dhe njerëzimin”, është shprehur Hopko./m.j

Next Post
“Armët dhe pajisjet janë rrugës”/ Zelensky bisedë telefonike me Macron: Koalicioni kundër luftës po funksionon

"Armët dhe pajisjet janë rrugës"/ Zelensky bisedë telefonike me Macron: Koalicioni kundër luftës po funksionon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

August 29, 2026
Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

August 29, 2026
“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

August 29, 2026
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqen me pisha

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqen me pisha

August 29, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

August 29, 2026
Rama zbulon detaje nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë, ja çfarë u diskutua

Rama zbulon detaje nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë, ja çfarë u diskutua

August 29, 2026
Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

August 29, 2026
Egnatia njeh kundërshtarët në Conference League, ja kalendari i ndeshjeve

Egnatia njeh kundërshtarët në Conference League, ja kalendari i ndeshjeve

August 29, 2026
Paralajmërimi i fortë i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

Paralajmërimi i fortë i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com