Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur aksionin e institucioneve shtetërore për t’i bërë ballë motit të keq.
Teksa shpërndan disa pamje nga operacionet në zona të ndryshme, Rama siguron se të gjitha strukturat do të jen/ në gadishmëri deri në përmirësimin e situatës.
“Që prej ditës së djeshme vazhdon pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit në përballimin e situates së krijuar nga moti i rënduar si edhe për të qenë pranë familjeve të prekura,” shkruan Rama në Facebook, teksa ndan edhe një galeri fotografish.