Aktorja Monika Lubonja është zhveshur teksa qëndronte në oborrin e Big Brother Vip.
Ajo hoqi bluzën duke ekspozuar kurrizin ndaj rrezeve të diellit ndërkohë që i përkushtohej misionit të BBV për të ndarë kokrrat e pjekura dhe të papjekura të kafes. Pavarësisht temperaturave të ulta, aktorja duket se ka pasur shumë vapë.
Ndërkohë në ato momente pranë saj kanë qenë modelja Beniada Nishani e cila ka bere te njejten gje, duke u zhveshur, si dhe aktori Donald Veshaj, i cili ka nisur ngacmimet ndaj saj.
Donald Veshaj: I di si i ke palat për një vizatim, jo pikturë. Del si ato ruset
Beniada Nishani: I marsh të ligat palave të Monikës ti
Monika Lubonja: More vesh. Pala ke ti që je 26-vjeç
Donald Veshaj: Po patjetër, por unë tani po të shikoj ty se nuk e nxjerr barkun ashtu./m.j













