Në orët e para të mëngjesit të sotëm zona në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Vlorës është rrethuar nga policia pasi dyshohet se brenda një automjeti është vendosur eksploziv.
Ngjarja po ndodh në lagjen “Kushtrimi” në rrugën ‘Dervish Hekali’ ku mendohet se automjetit tip ‘BMW’ me targa AA 895 TX i është vendosur eksploziv.
Ndërkohë pronari i mjetit është ndaluar në Fier, por nuk dihen detaje të tjera.
Policia është telefonuar rreth orës 06:00 të mëngjesit, pritet mbërritja e Forcave Xheniere për çmontimin e eksplozivit./a.m.