Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Shkodër, në rrugën e Shirokës me pasojë plagosjen e një personi.
Automjeti tip ‘Ford’ përplasi një shtetas që udhëtonte me biçikletë por fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti ka dalë nga rruga dhe për pak sa nuk ka përfunduar në liqen./a.m.