Protesta e opozitës para kryeminsitrisë ka shkuar në ditën e 16-të. Opozita vijon të ngulmojë në kërkesat e saj dhe shrpehet se nuk tërhiqet.
Pas mesazheve në murin e kryeministrisë, dronit, thasëve me miell që simbolizonin kokainën, vizatimeve humoristike kundër qeverisë, të rinjtë e PD- së, në ditën e 16-të të protestës duket se kanë ideuar një tjetër formë për të ironizuar qeverinë.
Në posterin e ri të vendosur te çadra të rinjtë e FRPD kanë pikturuar kryeminsitrinë të rrethuar nga gjethet e kanabisit ku shkruhet “Kanabistan”.
Në një t jetër poster kryeminsitria cilësohet si “Komiteti i Partisë”, duke nënkuptuar se jemi ende si në komunizëm./a.m.












