• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Projektligji/ Gati ngritja e policisë vullnetare, ja si do të funksionojë

by A R
05/03/2017 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mazhoranca qeverisëse synon të shtojë me ligj masat e sigurisë, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me efikasitet çdo skenari për destabilizimin e vendit, prishjen e rendit dhe të qetësisë publike, si dhe situatave të emergjencave civile.

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj, i cili ndër të tjera parashikon ngritjen e Policisë Vullnetare, strukturë mbështetëse e Policisë së Shtetit, raporton shqiptarja.com

Projektligji ndryshon ligjin për Policinë e Shtetit, duke parashikuar Policinë Vullnetare ose Policimin Vullnetar.

Kjo strukturë e re do të jetë një bashkim vullnetar i kontributeve të vetëofruara nga shtetasit shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë Policisë së Shtetit, kryesisht për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike.

Grupi i qytetarëve do të ndihmojë gjithashtu Policinë e Shtetit për parandalimin e krimit dhe përballimin e situatave të emergjencave civile.

Ndërkaq, projektligji, i cili pritet të miratohet në ditët në vijim në Parlament, ngarkon Këshillin e Ministrave për miratimin e një vendimi, i cili rregullon organizimin, funksionimin dhe fushën e Veprimit të Policimit Vullnetar.

Ligji ka shkuar në Kuvend pikërisht katër muaj para zgjedhjeve të 18 Qershorit, kur ka një risk më të madh për rritjen e kriminalitetit.

Përfitimet

Për shkak të përfshirjes së Policisë Vullnetare, projektligji ka ndryshuar nenin neni 75 të ligjit, për trajtimi i familjarëve të punonjësve të policisë që humbin jetën për shkak të kryerjes së detyrës. Projektligji parashikon trajtimin financiar të familjarëve të punonjësve që humbin jetën për shkak të detyrës, por edhe të shtetasve që humbin jetën në ndihme të strukturave të Policisë së Shtetit.

“Familjet e shtetasve, të cilët humbin jetën për shkak të kryerjes së detyrave në ndihmë të strukturave të Policisë së Shtetit, përfitojnë, në mënyrë të ngjashme, çdo ndihmë dhe trajtim të parashikuar në pikën 1 të këtij neni. Përfitimet e ngjashme, për këtë kategori, caktohen në bazë të pagës mujore, dhe për shtetasit jo në marrëdhënie pune, në bazë të pagës mujore të gradës `Inspektor’”, parashikon ligji. Pra, ndryshim sjellë risi pasi parashikon trajtim jo vetëm familjeve të punonjësve të policisë që humbin jetën për shkak të detyrës, por edhe familjeve të shtetasve, të cilët humbin jetën për shkak të kryerjes së detyrave në ndihmë të strukturave të policisë.

Periudha e provës

Në nenin 15 të projektligjit, parashikohet që në nenin 142, pika 7 të shfuqizohen, ndërsa pika 5 ndryshohet duke ulur periudhën e provës nga 2 vite në 1 vit. Shfuqizimi i pikës 7 të nenit 142 është bërë pasi kjo dispozitë krijon pabarazi midis ish punonjësve të policisë që kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit para hyrjes në fuqi të ligjit dhe ish punonjësve të policisë që kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit pas hyrjen në fuqi të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.

Nga ana tjetër ky shfuqizim është bërë edhe për shkak se punonjësit e policisë që rikthehen në Policinë e Shtetit  pas një periudhe të gjatë kohore (me shumë se dy vite), të ndërprerjes së marrëdhënies të punës me struktura e policisë, nuk mund të jenë efektivë në punë si punonjësit e policisë të cilët vazhdojnë pa pandërprerë marrëdhëniet e punës./a.m.

Next Post
I mbyll derën PD-së? Meta: Nuk jemi forcë që njëherë i bëjmë qejfin njërit e njëherë tjetrit…

I mbyll derën PD-së? Meta: Nuk jemi forcë që njëherë i bëjmë qejfin njërit e njëherë tjetrit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In