• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Media britanike artikull për Shqipërinë: Ja cili është fshati shqiptar i ndërtuar plotësisht nga paratë që vijnë nga Anglia

by Java News
18/11/2022 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media britanike Daily Mail i ka dedikuar një editorial ekskluziv një fshati në Shqipëri i cili sipas tyre është i ndërtuar plotësisht me paratë që vijnë nga Anglia.

‘Mirë se vini në Muzhak, ku ÇDO familje ka një të afërm që dërgon para në shtëpi për të paguar për shtëpitë e tyre komode – pasi largohen për të fituar 6-fishin e asaj që mund të marrin në shtëpi. Ky është fshati i vogël në kodrat shqiptare ku të gjitha shtëpitë komode dhe moderne janë ndërtuar me paratë e dërguara në shtëpi nga emigrantët që hyjnë ilegalisht në Britani”, kështu e hap lajmin e tij ekskluziv tabloidi britanik.

Muzhaku piktoresk ka një popullsi prej rreth 1,200 banorësh. Me paratë e fituara ilegalisht në Angli, këta banorë kanë pasur mundësinë të financojnë ndërtimin e dhjetëra shtëpive të reja – duke zëvendësuar ndërtesat njëkatëshe për shtëpi luksoze trekatëshe me ngrohje qendrore, raporton gazeta.

Në qytetin fqinj të Burrelit, kryebashkiaku Agrom Malaj tha për të përditshmen britanike se 2.000 të rinj janë larguar nga rajoni në kërkim të punës vetëm në 12 muajt e fundit, duke i lënë fshatrat atje të duken si qytete fantazmë.

Media britanike artikull për Shqipërinë, zbulon cili

Foto nga fshati Muzhak, Shqiperia via Daily Mail

“Rajoni ynë ka parë që shumica e njerëzve të largohen dhe të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ata e shohin atë si një vend të mundësive, ata mund të fitojnë një rrogë të mirë ndërsa këtu opsionet për ta janë të kufizuara. Nuk mund të fajësojmë të rinjtë pse duan të largohen,” tha ai.

Gjithçka filloi rreth 15 vjet më parë dhe atëherë lëvizja bëhej vetëm me kamionë dhe ishte e shtrenjtë, ndoshta 20,000 £ për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, por tani bëhet me varka të vogla dhe çmimi ka rënë deri në rreth 3,000 £ kështu që është shumë më joshëse dhe e arritshme për ta.

Në mesin e atyre që janë larguar janë tre djemtë e Aliut dhe Hike Trumcit, të cilët jetojnë në shtëpinë e tyre të re të ndërtuar me pagat e tre djemve të tyre që u larguan nga Muzhaku për në Mbretërinë e Bashkuar duke hyrë ilegalisht me kamionë dhe më vonë duke kërkuar azil.

Arturi më i madh, 42 vjeç është një shofer transporti në Londër, ndërsa vëllezërit e tij më të vegjël Asimi, 36 vjeç dhe Hamiti, 29 vjeç, jetojnë në Bath (të Anglisë) ku janë shoferë taksie.

Media britanike artikull për Shqipërinë, zbulon cili

Foto nga fshati Muzhak, Shqiperia via Daily Mail

Duke qëndruar në kopshtin e shtëpisë së tij të re dykatëshe, Aliu tregoi me gisht shtëpitë në luginën piktoreske poshtë tij dhe tha: ‘Ajo është ndërtuar me para nga fëmijët në Birmingham, ajo nga Bristol, ajo ka fëmijët në Liverpool.

“Të gjitha shtëpitë e reja që shihni para jush janë ndërtuar me ndihmën e familjes në Angli”, më pas duke treguar një projekt të papërfunduar ai tha: “Edhe ajo që po ndërtohet, është me para nga Anglia.

Askush prej nesh këtu nuk do të kishte qenë në gjendje të ndërtonte shtëpi të reja të rehatshme si kjo pa ndihmën e fëmijëve tanë në Angli dhe për këtë ne jemi të gjithë përjetësisht mirënjohës, shtojnë ata.

“Djemtë e mi shkuan të gjithë në Britani të Madhe sepse këtu nuk patën mundësi, nuk më kanë thënë kurrë se sa kanë paguar për të hyrë në Britani, por unë e kam një ide të mirë dhe ata u janë bashkuar shumë të tjerëve nga Muzhaku dhe zona përreth,”- thotë babai i tre djemve, të cilët tashmë kanë marrë leje qëndrimi në Angli dhe jetojnë atje me dokumente të rregullta.

Është e vështirë të kuptohet nëse toni i artikullit të Daily Mail peshon më shumë nga cinikja apo nga objektivja, sidomos sepse ky tabloid njihet prej kohësh për kritikat e tij ndaj shqiptarëve, duke i portreitizuar ata shpesh si kriminelë që merren me punë të paligjshme në Angli. Por këtë radhë, ata kanë treguar një aspekt human të krizës financiare në Ballkan, ku të rinjtë detyrohen të kalojnë peripeci të ndryshme madje të sakrifikojnë edhe jetën, vetëm për të krijuar kushte për familjet e tyre.

Media britanike artikull për Shqipërinë, zbulon cili

Foto nga fshati Muzhak, Shqiperia via Daily Mail

Në fund, Daily Mail e mbyll editorialin rreth fshatit Muzhak, duke treguar qartazi kontrastin mes atyre që shkojnë në Angli për t’u marrë me punë të paligjshme dhe atyre që thjesht duan një mundësi që puna e tyre e palodhur të vlerësohet.

“Shumë prej tyre gjejnë punë në ekonominë e zezë, si lavazhe makinash apo punë të tjera dhe paratë që fitojnë ua dërgojnë në shtëpi prindërve të tyre, të cilët i rregullojnë shtëpitë, por disa përfshihen edhe në krim.

Një nga miqtë e mi që është në Angli më dërgoi një video të rritjes së kanabisit për të cilin po kujdeset dhe vendi ishte plot me bimë – ai tha se e dinte se ishte gabim, por të paktën po bënte disa para për familjen e tij.

Ata që janë të përfshirë me gangsterët mund t’i dalloni lehtësisht kur kthehen në Burrel për pushime, sepse janë ata me makinat e mëdha e të shtrenjta,” – tha një banor i Muzhakës që preferoi të mbetej anonim./m.j

Next Post
Porti i Durrësit/ Rama ironizon opozitën: Këta janë gdhë. Me politikën e tyre mund ta kishim dhënë edhe 1 euro, por…!

Porti i Durrësit/ Rama ironizon opozitën: Këta janë gdhë. Me politikën e tyre mund ta kishim dhënë edhe 1 euro, por…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In