• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

FOTOT/ Mbaron parkimi i ri nëntokësor me 145 vende te Rruga e “Elbasanit”

by Java News
10/08/2019 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondet e mbledhura nga parkimi do shkojnë për pemë të reja” Kryeqytetit i është shtuar edhe një tjetër parkim nëntokësor. Nga dita e hënë, të gjithë qytetarët që do t’u duhet të ndalojnë pranë Rrugës së “Elbasanit”, mund ta lenë makinën e tyre në parkimin më të ri me 145 vende.

 

Ky investim i Bashkisë së Tiranës i jep zgjidhje parkimit në një nga zonat më të ngarkuara të kryeqytetit. Pasi inspektoi përfundimin e punimeve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur.

 

“Duke filluar nga dita e hënë, të gjithë qytetarët që kanë punë në Rrugën e ‘Elbasanit’, qofshin ata që shkojnë në shkollat këtu afër, si shkolla “Kosova” apo Liceu, qofshin ata që kanë biznese, qofshin ata që shkojnë te Drejtoria e Tatimeve, pra në një nga nyjet më të ngarkuara të Tiranës, gjejnë shpëtim përfundimtar për çështjen e parkimit, duke frekuentuar parkimin e 4-rt nëntokësor që hapim në 4 vjet në qytetin e Tiranës”, tha Veliaj.

 

Një lajm i mirë për banorët e kësaj zone janë edhe tarifat e reduktuara për automjetet e tyre. “Motoja e bashkisë është: Sa më pak makina. Megjithatë, e kuptoj se për disa njerëz përdorimi i makinës, pra për një mësues që vjen nga ata tjetër e qytetit, për një prind që vjen për të marrë fëmijët, për dikë që ka një problem me tatimet, për dikë që ka një takim në ambasadë, makina mund të jetë e nevojshme nëse distanca është mbi 2-3 km dhe nuk kanë një mundësi tjetër.

 

Për të gjitha këto arsye, 145 vende parkimi në këtë hapësirë publike, e marrë nga privati dhe e rimarrë për publikun, me parking poshtë dhe hapësirë për njerëzit, sidomos me një kënd lojërash për fëmijët, është ndoshta metafora më e bukur se çfarë vlerash besojmë ne si bashki”, deklaroi Veliaj. Ndërtimi i parkingjeve nëntokësore do të vijojë edhe në mandatin e dytë. Veliaj theksoi se shumë shpejt do të ketë edhe dy parkingje të reja nëntokësore, një pranë Parkut të Liqenit dhe një tek “Qyteti Studenti”.

 

“Zgjidhja që do të shohim në Tiranë është: makinat larg syrit të njeriut, nëntokë, kurse hapësirat e rikuperuara nga privati, që janë hapësira të bashkisë, siç ishte këndi i “7 Xhuxhave”, që sot është kthyer 100% në duart e shtetit dhe qytetit të Tiranës, do të vijojmë me të njëjtën filozofi edhe në hapësira të tjera që kemi identifikuar për parkingje nëntokësore. Shumë shpejt, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të rimarrë një tokë dhe do të bëjë një shkëmbim me një tokë që është në hyrje të Parkut të Liqenit, midis Gardës dhe Universitetit, ku do të konceptojmë një tjetër parkim nëntokësor, që do t’i shërbejë të gjithë atyre që frekuentojnë Parkun e Liqenit.

 

Po kështu, edhe në Qytetin Studenti dhe në disa hapësira të tjera kemi identifikuar mundësinë për parkingje nëntokësore”, deklaroi kryebashkiaku. Veliaj siguroi se të gjitha të ardhurat që do të vijnë nga parkingu shkojnë për të mbjellë më shumë pemë.

 

“Kemi filluar mbarë: siç ecëm me këndet e lodrave dhe korsitë e biçikletave në mandatin e parë, do të vazhdojmë edhe në mandatin e dytë.

 

Të gjitha statistikat na kanë treguar se politikat tona me sheshe e pedonale, siç janë Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Parku i Liqenit dhe disa hapësira të tjera që ia kemi kthyer publikut, Ditët pa Makina, korsitë e biçikletave, transport publik më i mirë dhe fushata e mbjelljes së pemëve, na kanë sjellë ulje të parametrave të ndotjes së ajrit. Jemi sot te parametrat, dita me natën ku kemi qenë”, nënvizoi Veliaj.

 

Parkimi publik ka 2 kate nëntokë dhe ofron 145 vendparkime në total, plus 2 vende parkimi për PAK. Parkimi është i pajisur me sistemin e ndriçimit emergjent sipas standardeve ne fuqi.

 

Në katin -1 (parkim) është pozicionuar edhe blloku i nyjeve higjenosanitare, që do t’i shërbejnë parkut rekreativ në sipërfaqe. Parkimi publik përmban sistem ventilimi dhe është i pajisur edhe me sistem të mbrojtjes kundër zjarrit.

Next Post
Lleshaj i përgjigjet akuzave të Bashës: Je përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit

Dokumentari i Rai 3/ Ministri Lleshaj: Mishmash televiziv, opozita haluçinate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In