Një gjykatës federal në Nju Jork e quajti vetëvrasjen e Jeffrey Epstein një “kthesë të papritur ngjarjesh”, në hapje të një seance gjyqësore në të cilën disa gra do flisnin për akuzat për abuzim seksual ndaj miliarderit.
Gjykatësi caktoi seancën, pasi prokurorët kërkuan që ai të mos i marrë parasysh akuzat kundër Epstein meqë i pandehuri ka vdekur.
Gjykatësi Berman tha se donte t’u jepte prokurorëve, avokatëve të Epsteinit dhe çdo viktime një shans për të folur.
Që kur seanca u planifikua, është zbuluar se Epstein kishte nënshkruar një testament vetëm dy ditë para vetëvrasjes duke vendosur mbi 577 milionë dollarë pasuri në një trust.
Testamenti i regjistruar në Ishujt Virgin, ku Epstein kishte një banesë, mendohej se do ta bënte më të vështirë për dhjetëra akuzuese që të merrnin dëmshpërblimet.
Epstein nuk e kishte pranuar fajësinë për akuzat e trafikimit seksual dhe nuk ishte lejuar të lirohej me kusht.
g.kosovari