• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Kur festa Korçën e mbulon

by A R
19/02/2018 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kështu ishte mbrëmja e së shtunës në qytetin e Korçës. Sheshi i “Pazarit të Vjetër” gëloi nga grupet e të rinjve dhe familjarëve që kishin ardhur të shijonin Korçën në më të mirën e vet. Me rinovimin e kohëve të fundit që i është bërë pazarit të Korçës, pamja e tij të bën të besosh se po shëtit në një qytet europian. Por, aktivitetet festive janë elementi për t’i dhënë gjallërinë e duhur.

Këtë e bëri Electronic Beats, platformë rinore e Deutsche Telekom që kërkon të përhapë muzikë cilësore dhe kulturën alternative.  Së bashku me Bashkinë e Korçës, Telekom Albania dhe sipërmarrësit e lokaleve të pazarit u bënë bashkë për të krijuar një panair muzikor që kuriozoi edhe shumë qytetarë të qyteteve të tjera. Të shtunën e 17 shkurtit, pjesa më e vështirë ishte të gjeje vend për të kërcyer në festat që po zhvilloheshin. Tetë artistë të ftuar që të performonin në tetë lokalet rreth sheshit, krijuan një ansambël muzikor të zhanreve të ndryshme. Muzika funky, rock, pop, jazz, elektronike, techno si edhe serenatat luheshin nga Altin Goci, Alban Nimani, AdDisha, Bedi Pejani, Roots Raid, Erblin Bajko dhe Kristine Velvet me Vaan Nam. Kishte një festë për këdo.

Mbyllja e aktivitetit u bë tek dyqani i Rakos, një vend që jo më kot të gjithë vendasit e kanë shumë përzemër. Kjo ngjarje ishte e gëzueshme jo vetëm për ata që kishin ardhur për të festuar por edhe për artistët. Në intervistë, Altin Goci u shpreh se “Korça është një vend që të pret me shumë ngrohtësi dhe kur këtë atmosferë vij për ta krijuar unë, kjo më ngjall shumë emocion”. Gjithashtu, Arbër Çepani, si sipërmarrës i njërit prej lokaleve, tha se “aktivitete të tilla janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e qyteteve dhe për shkëmbim kulturor.”

Dëshira e mirë e Bashkisë së Korçës dhe e Telekom Albania për të krijuar një aktivitet të tillë është një shembull se si bashkëpunimet produktive sjellin ndryshime që në të ardhmen mund të shërbejnë si modele për t’u ndjekur.

Të kalosh fundjavën në një qytet të bukur është kënaqësi, por kur bukuria e qytetit ndërthuret edhe me evente bashkëkohore, këto fundjava bëhen të paharrueshme.

Next Post
Manastirliu në Elbasan: Investime për sterilizimin e instrumenteve spitalore

Manastirliu: Lehtësohet procedura për KEMP, hiqet rikomisionimi për diagnozat e përhershme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In