• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Kreu i Forumit të Gruas Socialiste, 4 gra në “garë”, njihuni me kandidatet

by Java News
01/12/2018 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër zonja janë në garë me njëra-tjetrën për të marrë kreun e Forumit të Gruas Socialiste.
Zgjedhjet do të mbahen ditën e nesërme, kur do të dalë edhe fituesja për Tiranën.
Katër zonjat që garojnë për kreun e forumit janë Etilda Muhaj, Klodeta Dibra, Voltiza Prendi dhe Zana Sina.

Pesë ditë më parë, kandidatet për forumin e gruas socialiste për Tiranën prezantuan edhe platformat e tyre në Asamblenë e FGS Tiranë, ku të pranishëm ishin edhe Kryetarja e PS për Tiranën Blerina Gjylameti, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe deputetë të kësaj force për Qarkun e Tiranës. Kryetarja e PS për Tiranës njëherësh edhe deputete në Kuvend, Blerina Gjylameti vendosi theksin tek rivitalizimi dhe rritja e përfaqësimit të grave në vendimmarrje.

“Rritja e përfaqësimit të grave në politikë, në parti dhe kudo në jetë sjell vetëm pozitivitet dhe ajo që të gjitha ne dëshmojmë çdo ditë është që vëmendja e qeverisë ka qenë dhe është te grate që në ditët e para te saj. Asnjëherë më parë Partia Socilaiste dhe qeveria shqiptare nuk ka qenë e përfaqësuar me gra sikundër keto vite, ku grate kudo ku shkojnë kanë ndriçuar me shembullin dhe modelin e tyre. Partia Socialiste, sikundër të gjitha ne e kemi parë, ka qenë vazhdimisht në një reformim në qendër të së cilës ka qenë gruaja dhe zhvillimi i mëtejshëm i saj. Sikundër në shumë procese, edhe për integrimin e grave në vendimmarrje, Partia Socialiste qëndron gjithmonë në pararojë. Është e vetmja forcë politike që ka ndërmarrë një sërë reformash për rritjen e rolit të gruas në shoqëri, por edhe sanksionimin ligjor të saj”, tha Gjylameti.

Teksa vlerësoi numrin e grave të përfaqësuara në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe në pozicione drejtuese në institucionet shtetërore, deputetja Gjylameti nënvizoi se niveli më i lartë i përfaqësimit të grave në politikë e parlament, do të sigurojë që pikëpamjet dhe interesat e grave dhe vajzave të përçohen dhe mbrohen.

“Nuk është balancim sasior, por mbi të gjitha nevojë dhe vizioni i Partisë Socialiste për të besuar tek gratë dhe vajzat se janë të shkëlqyera edhe në vendimmarrje. Një shoqëri e cila vepron në kuadër të parimeve demokratike, një shoqëri e cila synon të ketë qeverisje të mirë dhe sistem elektoral të drejtë e të lirë, nuk ndërtohet si e tillë pa përfshirje të plotë e të denjë të të dy gjinive. Koleget tona në parlament kanë mbështetur nismat për barazinë gjinore në vend, që të gjithë së bashku të krijojmë mundësitë që gratë dhe vajzat të kenë kontribut të drejtpërdrejtë në politikë dhe vendimmarrje. Niveli më i lartë i përfaqësimit të grave në politikë e parlament, do të sigurojë që pikëpamjet dhe interesat e grave dhe vajzave të përçohen dhe mbrohen”, tha Gjylameti, teksa shtoi se rritja e pjesëmarrjes së grave dhe jetën politike edhe pas zgjedhjeve të vitit 2019 është një mundësi më shumë për fuqizimin e rolit të grave në vend në këshillat bashkiak.

“Më shumë gra të punesuara, më shumë gra në politike, më shumë gra me vetbesim dhe me mundësi, do të thotë më pak dhunë, më pak nënshtrim dhe një vend më i mirë për të gjithë ne. Uroj qe perfaqesia e grave ne Partine Socialiste dhe politiken shqiptare te rritet gjithmone e me shume, te gjitha ne duhet te punojme fort per kete, sepse me shume gra do te thote nje parti me e mire, me e forte, me e bashkuar. Beteja jonë, është betejë edhe për gratë dhe vajzat, për familjen tonë, është betejë për Shqipërinë”, deklaroi Kryetarja e PS për Tiranën.

Më poshtë do t’ju sjellim nga një profil të shkurtër që secila prej tyre ka prezantuar në këtë garë që nesër, e diel, 2 dhjetor do të na njohë me emrin e fitueses.

Kush janë kandidatet:
-Klodeta Dibra prej 30 vitesh është pedagoge në Universitetin e Tiranës ku ka qenë edhe dekane. Ajo është anëtare e Këshillit bashkiak të Tiranës si dhe kryetare e Aleancës së grave Këshilltare Bashkiake.
-Kandidatja tjetër është Voltiza Prendi, e cila prej 11 vitesh është pjesë e familjes politike të Partisë Socialiste, ndësa kontribuon në mënyrë të vijueshme si lektore e komunikimit dhe orientimit të karrierës, aktiviste e çështjeve sociale (veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave dhe barazisë). Prej më shumë se një dekade është edhe pjesë e Bashkisë së Tiranës.

-Etilda Muhaj është me profesion mësuese dhe prej vitesh drejtoreshë e një prej shkollave më të mëdha në kryeqytet, “Kongresi I Manastirit”.

-Në garë është edhe Zana Sina e cila prej disa vitesh kontribuon në strukturat e PS.

Next Post
Juventusi vijon me hap kampioni, mposht Fiorentinën

Juventusi vijon me hap kampioni, mposht Fiorentinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

March 12, 2026
Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

March 12, 2026
Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

March 12, 2026
Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

March 12, 2026
“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

March 12, 2026
Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

March 12, 2026
Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

March 12, 2026
ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

March 12, 2026
“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

March 12, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Epokat që nuk mbarojnë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In