Arkani ka qenë udhëheqësi i njësisë ushtarake “Tigrat”, që akuzohet për masakra gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë e Herzegovinë dhe Kosovë.
Ai u martua me një nga këngëtaret më të njohura të Serbisë, Svetlana Raznatovic, e njohur si Ceca, e cila vazhdon që të jetojë në vilën në të cilën më parë banoi me kriminelin e luftës.
Arkani ka qenë një nga kriminelët më të njohur dhe më të rrezikshëm në Ballkan përpara nisjes së luftërave në ish Jugosllavi.
Deri tani shumica e serbëve ishin familjarizuar me pjesën e jashtme të vilës, por ajo që mbahej brenda ruhej me fanatizëm në masa të larta sigurie.
Vila është e mbushur plot me antikuarë të vjetër, piktura, korniza të arta, pasqyra dhe llambadarë si dhe kolona të stilit klasik.
Në fotot e mëposhtme është edhe vajza e tyre, Anastasija Raznatovic./tema/a.k