Armina Mevlani, e dashura e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit, është gjithmonë në qëndër të vëmendjes.
Një nga aspektet e jetës së saj, që ngjall shumë komente në rrjetet sociale është luksi që e shoqëron ngado, jo vetëm në veshje, por edhe në mënyrën e jetesës.
Shpesh ky fakt është komentuar si “sponsorizim” që Shkëlzen Berisha, mjaft i përfolur për pasurinë e tij, i bën asaj.
Por Armina gjithmonë ka këmbëngulur se në fakt ajo siguron mjaft të ardhura jo vetëm si blogere, por edhe si pronare e një butiku me veshje në zemër të Bllokut.
“DuaLajm.com” ka mundur të sigurojë bilancin financiar të aktivitetit privat të Armina Mevlanit lidhur me shumat e parave që ajo qarkullon çdo vit me butikun e veshjeve.
Referuar llogarive të fitimit e humbjeve, të depozituar në shtet në vitin 2016 lidhur me aktivitetin financiar që ka patur në vitin 2015, rezulton se e dashura e Shkëlzen Berishës nga shitja e rrobave në dyqanin e saj fiton në vit rreth 78 milionë lekë të vjetra.
Por thotë se gjatë 365 ditëve të vitit, asaj i ngelen vetëm 13 milionë lekë të vjetra, për shkak se pretendon se për mirëmbajtjen e butikut, përfshi qeranë, pagesat për pagat etj, i duhet të shpenzojë gati 65 milionë lekë të vjetra.
Pra, me 13 milionë lekë të vjetra që fiton në vit, Armina bën një jetë super luksoze, duke udhëtuar çdo fundjavë jashtë shtetit, në vendet më të shtrenjta dhe luksoze!/DuaLajm.com