• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Ja momentet kur maniaku tentoi të vrasë me armë mikun e Luanës, si u shmang tragjedia

by A R
13/04/2017 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një fans i çmendur, i fiksuar keq pas prezantueses së njohur të ekranit Luana Vjollca, është arrestuar nga Policia e Tiranës një ditë më parë në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.

Ai është Besmir Lila, i cili ka kohë që është kthyer nga Anglia, ku jetonte si emigrant, por që prej vitit 2016, i ishte fiksuar keq në kokë Luana, të cilës i shkruante në rrjetet sociale duke e bezdisur dhe kërcënuar, shkruan “Panorama”.

krenar-cocaj_1492037607-5486503-1

Një ditë më parë, Luana kur ka dalë nga puna, ka qenë duke ikur për në shtëpi me makinën e saj Audi, por nga pas kishte edhe maniakun me një automjet Fiat Punto që e përndiqte, shkruan “Panorama”.

Për këtë arsye, Luana kishte kërkuar ndihmën e mikut të saj Krenar Cocaj, i cili ishte nga pas makinës së prezantueses për t’i ardhur në ndihmë në rast rreziku nga personi që i ishte bërë shqetësim prej kohësh.

Por në një moment, të tre makinat në distancë të vogël me njëra tjetrën, kanë ngecur në trafik tek mbikalimi i ri që po bëhet në Unazë të Re, pas hotel “Roland”. Në këtë kohë, maniaku ka dalë nga makina dhe i ka shkuar te xhami i parë Luanës duke i bërtitur.

Por nga pas i ka ardhur grushti i Krenarit, i cili kishte dalë gjithashtu nga makina për të ndihmuar prezantuesen, shkruan “Panorama”.

Në foto duket Luana në momentet e incidentit kur kanë ndërhyrë punonjësit e policisë.

Aty kanë nisur grushtet me njëri-tjetrin, por për fat të mirë përfunduan me aq. Tre makina pas tyre kanë rastisur dy oficerë policie që patrullojnë në zonën e Unazës së Re të cilët i kanë shkuar menjëherë në ndihmë Krenarit dhe Luanës.

Besmir Lila
Besmir Lila

Në momentin që oficerët janë afruar, kanë pikasur se maniaku teksa po zihej me grushte me Krenarin, po nxirrte nga çanta një armë, dhe e kanë ndaluar, duke shmangur kështu një ngjarje më të rëndë, shkruan “Panorama”.

Maniaku ka ikur me vrap duke u futur në makinën e tij që e kishte lënë në trafik dhe aty oficerët e kanë bllokuar, duke i gjetur me vete në çantë edhe pistoletën e modifikuar me fishekë shotgan (çifteje) e cila e e kishte fishekun në gojë gati për t’u shkrepur.

Luana më pas është shoqëruar në Polici ku ka bërë kallëzim, dhe ka shpjeguar përndjekjen prej vitit 2016, shkruan “Panorama”.

I riu është arrestuar dhe akuzuar për “përndjekje” edhe “tentativë vrasje”.

Next Post
Mogherini & Hahn – Bashës: Sulmet ndaj reformës dëmtojnë Shqipërinë. Jepi fund bojkotit dhe hyr në zgjedhje!

Rama publikon deklaratat e Hahn-Mogherini: Kush gënjen?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Disa orë pas votimit, Justina Shiroka-Pula mer zyrtarisht detyrën e Presidentes! Dorëzohet stafeta nga Haxhiu

Disa orë pas votimit, Justina Shiroka-Pula mer zyrtarisht detyrën e Presidentes! Dorëzohet stafeta nga Haxhiu

October 7, 2026
Europa e trazuar/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: Është përkeqësuar situata e sigurisë

Europa e trazuar/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: Është përkeqësuar situata e sigurisë

October 7, 2026
Ndodh çudia, QR-kodi të çonte në pornografi! Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

Ndodh çudia, QR-kodi të çonte në pornografi! Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

October 7, 2026
Kontroll i befasishëm në qelitë “41-bis” të Burgut të Peqinit, hiqen nga mjetet prerëse, te karriget dhe tenxheret! Cilësohen rrezik dhe mjete luksi

Kontroll i befasishëm në qelitë “41-bis” të Burgut të Peqinit, hiqen nga mjetet prerëse, te karriget dhe tenxheret! Cilësohen rrezik dhe mjete luksi

October 7, 2026
Përshkallëzohen protestat e studentëve në Francë, raporti i CNN: Mund të përhapen edhe nëpër Europë!

Përshkallëzohen protestat e studentëve në Francë, raporti i CNN: Mund të përhapen edhe nëpër Europë!

October 7, 2026
Jepet Nobeli në Kimi, fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

Jepet Nobeli në Kimi, fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

October 7, 2026
PD kërkon interpelancë me Ramën për Ballukun: Kryeministri vepron si avokat i saj

“Harta jonë me 100 bashki i shërben qytetarit”- Konflikti për Territorialen, Bardhi akuza mazhorancës: Rama kërkon të shuajë edhe 15 bashki të tjera!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

October 7, 2026
VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin

VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin

October 7, 2026
Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com