• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

FOTOT/Interieri i rezidencës mahnitëse të Gianni Versace-s

by Java News
26/07/2021 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e dikurshme e stilistit të ndjerë, Gianni Versace, ka filluar të
tërheqë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, të cilët në shumicën
e rasteve, mendojnë se është një muze, apo shtëpi private, por në
fakt tashmë është një hotel.
Një hotel, ku mysafirët mund të flenë në dhomën e gjumit të Gianni
Versace-s, ose të motrës së tij Donatella, apo edhe në suitën ku
qëndronte Madonna në vitet ’90. Vila madhështore barok ka intriguar
njerëzit që nga vdekja e Versace-s, kur ai u qëllua për vdekje, në
shkallët e rezidencës së tij në 1997.
Megjithatë, edhe tani, 20 vjet më vonë, nën pronësinë e Jordache
Enterprises, vila ruan shkëlqimin e jashtëzakonshëm të stilistit. Hoteli
është i përbërë nga 10 apartamente, një restorant dhe një bar, një
sallë pritjeje që mund të përdoret për takime, një tarracë dhe një
kopsht në formë mozaiku, me një stil mesdhetar.
Kudo në rezidencë mund të shohësh ikona të mitologjisë greke, mes
tyre Meduza që ka një vend të rëndësishëm në logon e markës
Versace. Meduza gjendet edhe në pishinën e vilës, 54 metra të gjatë, e
bërë nga më shumë se një milion pllaka mozaiku, mijëra prej tyre prej
ari 24 karat. Ky mozaik u punua në Kalabri dhe më pas u dërgua në
Miami, ku u rindërtua me përpikëri.
Versace e bleu këtë rezidencë në vitin 1992, pasi u mahnit nga
arkitektura spanjolle e shtëpisë së madhe. Rreth 32 milionë dollarë
kushtuan rinovimet që zgjatën për tre vjet dhe e shndërruan pronën
në një vend të përshtatshëm për një “mbret të stilit”.
Ashtu si me shumë ndërtesa të famshme, “Casa Casuarina” ka pjesën
e saj të misterit. Thuhet se rezidenca ka dyer të fshehta dhe
rrugëkalime në të gjithë pallatin. Gjithashtu, mendohet se Versace
mbante një kafaz pëllumbash në tarracën e vilës dhe i përdorte ata
për t’u dërguar shënime miqve. Detajet janë të pakta në lidhje me
këto thashetheme, por ajo që është e sigurt, është se vila do të
vazhdojë të intrigojë vizitorët. Pergatiti TEMA

Next Post
VIDEO: Spektakël dritash në qiell! Meteori gjigant iu afrua shumë Tokës, shihni pamjet që po bëjnë xhiron e botës

VIDEO: Spektakël dritash në qiell! Meteori gjigant iu afrua shumë Tokës, shihni pamjet që po bëjnë xhiron e botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In