• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Gruaja nga Berati: Më hidhni sheqer mbi varr kur të vdes, e kam gjakun helm!

by Java News
01/10/2017 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nexhmia jeton prej 20 vitesh në emigracion dhe kthehet sot në Shqipëri për të ftuar motrën e saj, Lumturien në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, sepse dëshiron ta bëjë për herë të parë të lumtur.

Ajo rrëfen rreth martesës së motrës së saj në vitin 1971 me shkesi dhe se bashkëshorti i saj kishte probleme me alkoolin. Familja e tij e përbuzte, nuk kishin të ardhura ekonomike, ndaj të gjithë i thonin të divorcohej prej tij, por atëherë konsiderohej turp.

“Kur ishte me djalin e tretë, motra nuk i mbante dot. Atëherë nuk bëheshin kështu gjërash si tani, nuk e do fëmijën dhe e heq. I rekomandon njëra, i thotë bëj një gjilpër kafshësh që të heqësh fëmijën. E bëri këtë gjilpërë, por fëmija nuk u hoq. Fëmija u sëmur, është 35 vjeç tani, me të meta mendore. Ajo këtë e ka shumë pikë të dobët sepse thotë:’ Jam unë ajo që e bëra këtë djalë kështu.’ Ndoshta s’ka qenë dhe ajo, ka qenë fati i tij.”

Nexhmia tregon se Lumturia dhe katër fëmijët e saj rriheshin e torturoheshin, duke e bërë të pamundur jetesën. Këshilli i lagjes mundi ta divorconte, pasi familja e tyre nuk funksiononte më. Ish – bashkëshorti mori dy fëmijët e mëdhenj, ndërsa Lumturia djalin e sëmurë dhe vajzën.

“Ishte shumë e re, nuk e çante dot jetën vetëm. U martua. Sikur të mos mbaronte kjo histori e saj, pijanec dhe ky tjetri. Torturë e jashtëzakonshme.”

Në vitin 1997  humbi jetën një prej djemve të saj, duke e detyruar të kthehet në atë shtëpi që ishte përbuzur, vetëm e vetëm për të varrosur të birin. Me kalimin e viteve fëmijët u stabilizuan dhe vazhduan jetën e tyre, por ajo ende ndihet e dhunuar dhe e torturuar, duke menduar se asnjë nuk e do.

“Ajo ka arritur deri sa ka thënë: ‘Kur të vdes dua të më hidhni sheqer në varr se e kam gjakun të helmuar’.

Megjithëse Nexhmia dhe familja e saj kanë këmbëngulur që Lumturia të shkojë të jetojë me ta në Gjermani, ajo nuk ka pranuar.

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” për Lumturien nuk ka ardhur vetëm motra e saj, por edhe djali i madh, Arturi. I pyetur nga Ardit Gjebrea nëse e ka parë ndonjëherë të ëmën të lumtur, ai e mohoi. Gjithashtu në studio janë shoqja e Lumturies, vëlla Kujtimi me bashkëshorten, si dhe nipi i saj 5 – vjeçar, që ka marrë emrin e djalit të vdekur, Kastriot.

Lumturia pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “E Diela Shqiptare”. E pyetur nga Ardit Gjebrea për të treguar ditën më të lumtur të jetës së saj, ajo hesht dhe më pas shprehet se nuk di kë të thotë si dhe që është zënë ngushtë.

Lumturia shikon në ekranin e murit ndarës motrën e saj dhe përloten të dyja.

Nexhmia – Zemra e motrës je ti! Më fal që të gënjeva parmbrëmë, isha duke ardhur këtu. Në rradhë të parë kam ardhur këtu që të të them të mendosh më shumë për veten tënde. E dimë shumë mirë se sa ke vuajtur ti në jetë. Për mua je një mbretëreshë, nuk je motër! Edhe nëse je rënduar gjëkundi, nuk ke thënë kurrë një fjalë. Të duket vetja sikur je e papërfillur nga ne, sikur nuk të do asnjëri.

Motra ka ardhur këtu të të thotë dhe një gjë tjetër, që ti do më japësh fjalën sot përpara gjithë këtij publiku të mrekullueshëm. Ti do vish në Gjermani të rrish ca ditë. Të shikosh dhe ti njëherë Gjermaninë, të shikosh dhe ti ditë të bardha, që s’ke parë kurrë në jetën tënde.

Arditi – Lume, unë dua të të bëj të lumtur sot, do t’i lemë lotët!

Lumturia – Shumë faleminderit! S’ma merrte mendja kurrë që do vinte.

Nexhmia – Motra për ty e bën natën ditë, ti e di shumë mirë! Do më kthesh përgjigje se ke 5 vite e gjysëm që më thua që do vish.

Lumturia – Do vete …

Nexhmia – Mos e mendo që ne nuk të duam, motra të do shumë! Unë jam në Gjermani dhe mendjen e kam këtu te ty.

Shoqja – Mos kujto se të do vetëm Nexhi! Unë të dua shumë, jam gjithmonë me ty. Dua të të shoh gjithmonë të lumtur, të qeshur.

Vëllai – Lume, e mban mend ditën e parë që më çove në shkollë? Atë dorë nuk do të ta lëshoj kurrë! Të dua shumë!

Djali – Nënë të dua shumë! Ke qenë dhe do mbetesh mbreterësha e jetës sime!

Nipi – Nëna Lume të dua shumë!

Të gjithë njerëzit e saj të zemrës shkuan dhe e puthën, duke na treguar se kur je i rrethuar me dashuri jeta të bëhet më e lumtur dhe më e bukur./ tvklan.al

Next Post
Përplasen dy automjete në Durrës, arrestohet shoferi i dehur

Zbardhet dinamika e ‘luftës’ me armë në Laprakë, ku mbetën 4 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

October 20, 2026
Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

October 20, 2026
U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

October 20, 2026
Protesta/ Shëndetësia: 6 të lënduar, mes tyre kalimtarë, efektivë dhe protestues

Protesta/ Shëndetësia: 6 të lënduar, mes tyre kalimtarë, efektivë dhe protestues

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com