• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Fotot e rralla, si stërvitej Rama në Pezë me trajner personal (GALERI)

by A R
05/04/2017 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”.

 Sot po ju sjellim, Edi Rama, ‘streçing’ në Pezë me pantallona të shkurtra e trajner personal 10 vite më parë.

Edi Rama, ‘streçing’ në Pezë me pantallona të shkurtra e trajner personal

Çdo ditë zgjohet në orën 7 të mëngjesit, vesh rrobat sportive dhe pasi takohet me instruktorin e tij fillon të bëjë ushtrime fizike në ajrin e pastër të Pezës. E si mund ta nisë ditën ndryshe një ish-basketbollist si kryetari aktual i bashkisë së Tiranës, njëkohësisht dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama? Përmes fotove ekskluzive “Bluetooth” sjell anën e panjohur të Ramës, pasionin e tij dhe ndryshimet që ka bërë së fundmi.

Stërvitja

Burime të beseushme të ‘Bluetooth’ bëjnë të ditur se stërvitja e liderit socialist Edi Rama ka qenë një kërkesë e tij si ish-sportist i vjetër duke vlerësuar rëndësinë që ka sporti në drejtim të proceseve mentale, fizike dhe sociale. Ushtrimet që ai bën çdo ditë, drejtuar nga profesor Rauf Dimraj, janë pa dyshim një nevojë për të patur rendimente të larta në drejtim të punës dhe angazhimit të tij të përditshëm.

Sipas të njëjtave burime Rama ka tre muaj që ka nisur stërvitjen e cila zhvillohet në Pezë, vend ku ka edhe shtëpinë. Fillimisht atij i është bërë vlerësimi mjekësor ku është përcaktuar më pas programi i personalizuar enkas për të dhe stërvitshmëria për të përmirësuar sistemin kardiak, sistemin respirator, vaskular dhe atë neuromuskular. Stërvitja që kryen çdo ditë shoqërohet dhe me një dietë të përshtatshme ku merren parasysh të gjitha aspektet që lidhen me fizikun e tij, përfshirë këtu peshën, gjatësinë dhe aktivitetin e përditshëm.

Ushtrimet

Në bazë të vëzhgimit tonë të imtësishëm një mëngjes pranë shtëpisë së Edi Ramës stërvitja nis me disa minuta nxemje e cila vjen duke u përshpejtuar. Rreth 12 apo 14 minuta ecje e përshpejtuar e pasuruar me ushtrime fleksibiliteti të kollonës qëndrore dhe gjymtyrëve. Më pas kalon tek ushtrimet e qafës dhe rradha i lihet fuqizimit muskular. Këtu një vëmendje i kushtohet gjymtyrëve të sipërme të trungut dhe ato të poshtme. Minutazhi i stërvitjes përfundon me zhvillimin e muskujve të barkut duke kryer ushtrime me mbingarkesa të lehta.

Rezultatet

Si rezultat i stërvitjeve të përditshme mësohet se Rama ka përmirësime shumë të mira. I është rritur përqindja muskulare në trup dhe ka një rënie në peshë.

Siç mund të vihet re, kreu socialist Edi Rama kujdeset maksimalisht për veten duke krijuar një rendiment fizik të përshtatshëm për një jetë aktive. Qetësia dhe ajri i pastër i zonës, i zgjedhur enkas nga Rama për t’u larguar nga zhurma politike, pjesë e aktiviteteve të ngjeshura të tij e ndihmojnë për të qenë gjithnjë në formë të mirë, ashtu energjik siç jemi mësuar ta shohim çdo ditë.

Next Post
Përmbytjet e 2010-ës në Shkodër, qeveria akordon 1.1 mld lekë për dëmshpërblimet

Përmbytjet e 2010-ës në Shkodër, qeveria akordon 1.1 mld lekë për dëmshpërblimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com