• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytjet e 2010-ës në Shkodër, qeveria akordon 1.1 mld lekë për dëmshpërblimet

by A R
05/04/2017 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar dëmshpërblimin e rreth 4.000 familjeve që u dëmtuan nga përmbytjet në zonën e Nën-Shkodrës në vitin 2010, proces i cili do të zgjasë dy muaj.

Dëmi i vlerësuar në total është 1.1 miliard lekë, dhe vetëm gjysma e tij ishte likuiduar nga qeveria e kaluar.

Fondi do të jepet nga Koorporata Elektro-Energjitike Shqiptare, c ila do të bëjë rakordimet për dëmet e pashlyera dhe më pas do të kryejë pagesat përmes bankave të nivelit të dytë.

Vendimi

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.842, DATË 6.12.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERËS SË KOMPENSIMIT TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NË KULTURAT BUJQËSORE E NË BIZNESE NGA RESHJET E SHIUT DHE PËRMBYTJET, NË QARKUN E SHKODRËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pikat 3, 4 dhe 5, të vendimit nr.842, datë 6.12.2011, të Këshillit të Ministrave, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“3. Diferenca e palikuiduar nga vlera e kompensimit, prej 1 112 303 342 (një miliard e njëqind e dymbëdhjetë milionë e treqind e tre mijë e treqind dyzet e dy) lekësh, që do të rezultojë pas rakordimit të shumave të paekzekutuara ndaj familjeve dhe subjekteve të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, të paguhet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH, sh.a.)
Për këtë qëllim, KESH, sh.a-ja., të realizojë rakordimin e shumave të mbetura të paekzekutuara ndaj familjeve dhe subjekteve të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi. Rakordimi i detyrimit të mbetur pa u ekzekutuar të bëhet nga KESH, sh.a-ja., bazuar në:
– të dhënat e  Ministrisë së Punëve të Brendshme për listën e plotë të familjeve dhe subjekteve të cilat përfitojnë kompensim, në të cilën duhet të evidentohen vlerat fillestare, vlerat e shlyera dhe vlerat e mbetura të detyrimit;
–  të dhënat e shoqërisë OSHEE, sh.a., për listën e plotë të familjeve dhe subjekteve të dëmtuara, për të cilat, në zbatim të parashikimeve të vendimit nr.482, datë 6.5.2015, të Këshillit të Ministrave, janë shuar detyrimet e energjisë elektrike që kishin ndaj OSHEE, sh.a-së., me të drejtën për kompensim, përfituar sipas parashikimeve të vendimit nr.842, datë 6.12.2011, të Këshillit të Ministrave.

Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe OSHEE, sh.a.-ja, të sigurojnë  të dhënat e përcaktuara në pikën 3, brenda 20 (njëzet) ditëve  nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

4. KESH, sh.a-ja., pasi të rakordojë detyrimet e pashlyera, të fillojë menjëherë kryerjen  e drejtpërdrejtë të pagesave ndaj subjekteve të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, të cilave nuk u është përmbushur detyrimi i dhënies së kompensimit për dëmet në kulturat bujqësore dhe në biznese.
Kryerja e pagesave të bëhet drejtpërdrejt nga KESH, sh.a-ja., nëpërmjet  bankave të nivelit të dytë, me të cilat KESH, sh.a-ja., do të bashkëpunojë për dhënien e këtij shërbimi. Procedurat e pagesës përcaktohen me urdhër të ministrit të Energjisë dhe Industrisë.

KESH, sh.a-ja., ngarkohet të informojë, me shkrim, pranë Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Këshillit të Qarkut Shkodër dhe Prefektit të Qarkut Shkodër në përfundim të procesit.

5. Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Punëve të Brendshme, KESH, sh.a-ja., dhe OSHEE, sh.a-ja., për zbatimin e këtij vendimi.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Next Post
Studiuesi amerikan: Kjo është mosha ideale për martesë

Statistikat/ Shqiptarët po martohen përherë e në moshë më të madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com