• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Fotot e rralla / Historia e agjentit të ‘Sigurimit’ që hyri në dasmën e Leka Zogut në Madrid

by A R
26/12/2020 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Xhevdet Shehu

Botuar në DITA

Dje u takova sërish me Hasan Luçin, i cili muajt e fundit ka tërhequr vëmendjen e lexuesve tanë me intervistat që ka dhënë lidhur me penetrimin e Sigurimit të Shtetit në radhët e mërgatës ballisto-zogiste gjatë regjimit komunist.

Dje ai më solli dy fotografi të rralla të agjentit të Sigurimit të Shtetit, Andon Konomit, i cili siç kemi treguar numrat e kaluar, jo vetëm hyri në oborrin e Ahmet Zogut, por edhe u bë një nga njerëzit më të besueshëm të ish-Mbretit.

Dy fotot që po botojmë sot paraqesin Andon Konomin duke mbajtur fjalim në ceremoninë e varrimit të Ahmet Zogut dhe tjetra gjatë dasmës së Leka Zogut në Madrid.

Hasan Luçi, që e ka njohur nga afër dhe e ka patur mik Andon Konomin, më thotë se ai ishte zagorit dhe kishte shumë humor, shpesh fliste me bejte dhe e bënte shpesh Ahmet Zogun për të qeshur. Prandaj dhe ai e futi në rrethin e njerëzve më të besuar të tij.

Sikurse shihet edhe në fotografi, ai mbajti një nga fjalimet kryesore dhe “më prekëse” kur vdiq Zogu në prill të vitit 1961. Ua kam thënë se ai dhe Cufe Mullai kishin shtrydhur qepë në shami në mëngjes dhe duke mbajtur fjalimin fërkonin sytë herë pas here. Lotët vuuu. Kur u martua Leka Zogu në Madrid, ne i blemë një frak dhe ai tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve…

Në tetor 1975 Leka u martua, me miratim të kryesisë së Legalitetit e të Abaz Kupit. Dasma u bë me bujë të madhe në Madrid të Spanjës, me pjesëmarrje të përfaqësuesve diplomatikë, mbretër në fuqi e në mërgim, veç të arratisurve legalistë, kosovarë e nga diaspora ekonomike.

Po në këtë dasmë bëri bujë “mbretërori hamall”, Andon Konomi, të cilin e kishim veshur me frak, papijon, borsalinë e dorashka, dy-tre unaza floriri në duar, orë që vezullonte dhe këpucë të zeza me lustër. Shumë kureshtarë  pyesnin: po kush qenka ky, zotëri?

– Zoti Luçi, pse jeni i bindur se ju keni pasur të drejtë dhe jo kundërshtarët tuaj?

– Sepse realiteti historik e ka provuar këtë. Kundërshtarët tanë politikë në mërgim ishin kryesisht ballistë e zogistë që kishin kryer krime të pashembullta gjatë luftës. Ata vinin herë pas herë në Shqipëri me thikë në dhëmbë. Nuk ishin thjesht armiq të regjimit, ata kanë kryer veprimtari antikombëtare, prandaj dhe janë të dënuar nga historia me një turp të përjetshëm.

Mbi të gjitha, nuk kishin mbështetje në popull. Nga fundi i vilit 1944 dhe gjatë vitit 1945 reaksioni shqiptar priste ndërhyrjen e të huajve nga jashtë për të ndryshuar gjendjen në Shqipëri. Në 1945 në Itali kishte 750 të arratisur, nga të cilët 80 vetë ishin indipedentë (bashkëpunëtorë të fashistëve italianë), 350 ballistë dhe 300 zogistë, të tjerët ishin në Greqi, Turqi, Austri, Gjermani Perëndimore etj.

– Megjithatë, mund të ishit më të mëshirshëm në sjelljen apo goditjen e këtyre kundërshtarëve politikë të regjimit që i keni shërbyer…

– Ata ishin të pamëshirshëm ndaj nesh dhe të tillë ishim edhe ne kur i goditëm. Kur zbulimet e huaja vendosën për ta përdorur emigracionin politik kundër RPSH, këto zbulime hasën në vështirësi për zgjedhjen e “shefave” për shkak të grindjeve e rivaliteteve mes krerëve reaksionarë.

Gjithsesi spiunazhet e huaja kishin dosje të fryra shumë për ta, kështu që ata ishin të lidhur këmbë e kokë me veprimet e tyre të këqia me këto spiunazhe. Kështu u zgjodhën kapiteni Zenel Shehu, ish shef i gardës personale të Zogut e specialist i veprimeve ndëshkimore të tij; Hamit Matjani, i cilësuar si “Tigri” për veprimtari të gjatë diversioniste e banditizëm; kolonel Muharrem Bajraktari, ish shef i milicisë kuislinge e ministër i brendshëm gjatë pushtimit fashist; ish ministrat Ihsan Toptani, Gaqo Goga e Hasan Dosti; Alush Leshanaku, agjent e diversant i vjetër etj. Nga krerët kryesorë u zgjodhën Abaz Kupi, të cilin Filbi në kujtimet e tij e cilëson si “… përgjithësisht i armatosur deri në dhëmb … një kopuk i vjetër”, dhe kriminelët Abaz Ermenji, gjeneral Preng Previzi, kryefashisti shqiptar Koi Bib Mirakaj etj. Këta ishin poliagjentë e përfaqësonin të gjitha rrymat e reaksionit shqiptar.

– Zoti Luçi, nuk janë të paktë ata që ju kontestojnë dhe anatemojnë. Ju quajnë ish-sigurims etj, etj. Kështu e quajnë edhe Nasho Jorgaqin… A mërziteni nga këto etiketime?

– Aspak. Unë i Sigurimit kam qenë dhe ndihem krenar që kam kryer maksimalisht detyrën time. Është njëlloj sikur të mërziten ata të Ballit pse u thonë ballistë, apo ata të Zogut pse i quajnë zogistë.

Problemi i tyre nuk është etiketa, por fakti që ato që kam thënë nëpër intervista unë, apo ato që ka shkruar Nashua janë tërësisht të vërteta. Nashua ka bërë një vepër artistike realiste e cila do t’i irritojë përjetë disa  si Tufa e ca pak pleshta të tjerë, pinjollë të asaj mërgate që u bë kavie e agjenturave të huaja kundër vendit të tyre. Ne e kemi bërë detyrën tonë me përkushtim dhe jemi krenarë.

– Sidoqoftë ju keni depërtuar shumë thellë në historitë e kundërshtarëve tuaj, apo jo?

– Kështu veprojnë zbulimet në mbarë botën. Gjithsesi historia jonë është e papërfillshme në krahasim me ato të vendeve të tjera. Superfuqitë qëndrojnë në krye. Se kanë edhe më shumë para, përfaqësojnë më shumë interesa.

– Le të kthehemi në rastin e Andon Konomit, më dhatë dy fotografi të mrekullueshme. Sa nga detajet për Andonin u pasqyruan në “Mërgatën e qyqeve”?

– Më bëhet qejfi që i quani fotografi të mrekullueshme. Andon Konomi ishte njëri nga ata që mund të quhet një hero i heshtur. Në të vërtetë për mua ato janë fotografi historike.

Nasho Jorgaqi nuk kishte si t’i fuste të gjitha në romanin e tij. Mërgata është një vepër artistike, emrat janë ndryshuar, pavarësisht se ngjarja është krejtësisht reale…

Nashua është një patriot i madh dhe nuk ka të bëjë me sërën e armiqve të Shqipërisë. Nuk mund të rrinë bashkë atdhetarët dhe delenxhinjtë, apo kodoshët e historisë, sikurse i quante me të drejtë historiani Xhelal Gjeçovi këtu në DITA ata që kanë punuar dhe punojnë kundër interesave kombëtare

Next Post
“Jam xhandari i shtëpisë”… Xhemi Shehu zbulon marrëdhënien me të shoqin

"Jam xhandari i shtëpisë"... Xhemi Shehu zbulon marrëdhënien me të shoqin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In