• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ E reja fitoi 1.5 mln euro, por do padisë kompaninë e lotarisë (paratë i kanë sjellë stres)

by A R
13/02/2017 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë e cila ka fituar në lotari 1.5 milion euro është duke menduar të padisë organizatorët e lojës shpërblyese, pasi thotë se paratë e kësaj loje shpërblyese i “kanë shkatërruar jetën”.

Jane Park nga Edinburgu i Skocisë, ishte vetëm 17-vjeçe kur në vitin 2013 fitoi çmimin kryesor. Tani ajo posedon dy shtëpi dhe thotë se edhe pse miqtë e saj janë nën stres për shkak të pagave të vogla, “atë askush nuk po mund ta kuptojë”.

Ajo thotë se është duke menduar që ta padisë Lotarinë Kombëtare të Britanisë së Madhe për neglizhencë.

Në kohën kur kishte fituar shpërblimin kryesor ajo punonte një punë që paguhej nga 12 euro për një orë, dhe jetonte me nënën. Pasi fitoi lotarinë shpërbleu veten me një veturë të tipit Range Rover, çanta sportive dhe një qen.

Përkundër faktit që nga Lotaria Kombëtare ka marrë këshilla financiare, ajo konsideron se kjo fitore i ka shkatërruar jetën.

“Kam menduar se jeta ime do të bëhet 10 herë më e mirë, por në fakt është bërë 10 herë më e keqe. Jeta ime do të ishte shumë më e lehtë po të mos kisha fituar”, ka deklaruar ajo.

Njerëzit ia kanë zili për paratë dhe mënyrën e jetesës, por ajo beson se asnjë nga këto nuk është e vlefshme.

“Ata nuk po e kuptojnë shkallën e stresit që më ka kapluar. I kam të gjitha, por jeta ime vazhdon të jetë e zbrazët. Cili është qëllimi i jetës time?” – ka shtuar ajo.

Ishte bërë e varur nga shopingu, por kjo nuk i kishte ndihmuar të futet në një lidhje serioze, edhe përkundër faktit që meshkujt me të cilët dilte i ‘bombardonte’ me dhurata.

Mediat kishin shkruar shumë për ndarjen e saj nga i dashuri Connor, pasi ishte kthyer nga pushimet në Ibiza gjatë vitit të kaluar.

Ajo i kishte përpiluar atij një listë prej 20 rregullave që do të duhej t’iu përmbahej derisa ishte atje për pushime, ku theks të veçantë i kishte dhënë faktit se nuk guxon të komunikojë me femra tjera.

Gjithashtu ia kishte ndaluar të fotografohet me femra, dhe se i është bërë me dije se do t’i kontrollohej telefoni për tu siguruar nëse kishte shkruar ndonjë numër të ri.

Por një mik i Connor-it thotë se dyshja nuk i kanë dhënë fund lidhjes për shkak të listës së rregullave, pasi që ata ishin ndarë një javë para udhëtimit. /a.m.

Next Post
Vasili: Kemi një vit impenjativ përpara, bisedimet për koalicionin mund të presin

LSI kritikon hapur ONM, Vasili: Bordi me njerëz politikë dhe jo ekspertë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga monarkistët te muxhahedinët, kush janë grupet opozitare që sfidojnë Ajatollahun në Iran?

January 16, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

January 16, 2026
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

January 16, 2026
“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In