• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fotot e pabesueshme nga Ksamili, projekti i “Vila Marinë” që reflekton arkitekturën mesdhetare e moderne

by A R
29/07/2020 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kep Merli është një kompleks rezidencial rreth 3 km larg qytetit antik të Butrintit. I ndërtuar pranë një parku kombëtar të mbrojtur nga UNESCO, ky resort reflekton stilin e arkitekturës mesdhetare kontemporane. Në resort janë 16 vila të quajtura “Vila Marinë”. Secila prej tyre është e organizuar në dy kate. Aksesimi i tyre bëhet nga pjesa e mbrapme e vilës në katin e parë i cili është i vetmi kat mbi tokë. Kati tjeter eshte pjeserisht nentoke dhe eshte i hapur tërësisht me qellim që të përjetohet maksimalisht oborri dhe pamja mbresëlënëse që ofron deti Jon.

Vila karakterizohet nga një hapësirë e hapur ku zonat funksionale ndërveprojnë mes tyre në menyrë harmonike. Dyert e mëdha rrëshqitëse prej xhami dhe lartësia e tavaneve të lejojnë të kesh ekspozim maksimal ndaj dritës natyrale dhe pamjes së gjerë të mjedisit përreth.

Dizajni i Vilës Marinë vjen si një shkrirje ndermjet arkitekturës minimaliste e cila është pak e ftohte në materiale dhe detaje, si dhe arkitekturës tipike mesdhetare të zonës, gjë qe reflektohet më tepër në pjesën e dizajnit të oborrit.

Cfarë e bën këtë projekt unik në llojin e vet?
Kompleksi rezidencial i Vilave Marinë thekson ndjesinë e qetësisë dhe qartësinë e mjedisit që e rrethon. E parë si e tërë, këto vila krijojnë një ritëm dhe harmoni e cila i jep vlerë mjedisit ekzitues, për faktin se të gjitha vilat janë menduar dhe janë vendosur në mënyrë të kujdesshme. Në këtë mënyrë ruajnë sensin e komunitetit por gjithashtu kanë edhe autonominë e tyre.

https://bigsee.eu/villa-e-kep-merli-resort-sarande/

Vila E

Arkitektura
Boiken Construction /Agim Shenediela, Enea Kondakci , Lorenxa Cakuli, Vilma Picari

Inxhinjer Strukturist : Bledar Ceka

Klienti
Boiken Developments

Viti i ndertimit
2019

Vendodhja
Sarande, Albania

Sipërfaqja
600 m2

Sipërfaqja e pronës
2.000 m2

Fotograf
Leonit Ibrahimi

E vendosur në një mjedis të bukur natyror, në gadishullin verior të Kep Merlit, kjo vilë qëndron përballë detit të hapur, ishullit Korfuz dhe plazheve të Ksamilit. Aksesi bëhet nga lart poshtë, përmes një kopshti në formë amfiteatri të rrethuar nga mure guri, që bëjnë kontrast me arkitekturën e pastër minimale të vilës.
Një palë shkallë të çojnë në katin përdhe, ku ndodhet dhe hyrja. Interieri është trajtuar si një hapësirë ​​e vazhdueshme dhe fluide, ku nga çdo kënd mund të përfitosh pamje panoramike mbreslënëse.  Një atrium i madh shërben si një lidhje midis dy kateve dhe trajtohet si një zonë e ndërmjetme, një kopsht i brendshëm me ullinj që i jep shtëpisë një pamje më të madhe dhe krijon ndjesinë e të qenurit brenda-jashtë. Zonat ditore dhe hapësirat rekreative siç janë SPA dhe një Kinema, janë të vendosura në katin e përdhe, ndërsa dhomat e gjumit ndodhen në katin e parë. Vila karakterizohet nga një transparencë e dyanshme që thekson lidhjen me natyrën. Ka një kopsht nga të dyja anët dhe një tarracë të hapur përballë jugut me një pishinë gjatësore “infinite” , e rrethuar nga bimësi tipike mesdhetare.

Next Post
Ja 10 mitet e rreme mbi “Paketën Antishpifje”!

Pse PD e LSI janë të pabesueshme për ndryshimet e 30 Korrikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In