• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fotot e “nxehta”, aventura e Morena Tarakut me ish-boksierin arab

by A R
01/05/2019 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qëkur ka zgjedhur t’i hyjë muzikës, ish-missi, e komentuar si milionerja më e re e Kosovës, ka publikuar disa këngë rresht.

Morena Taraku, blogerja e modës që arriti të bëjë bashkëpunime edhe me këngëtarin Sabri Fejzullahu muaj më parë, këto ditë ka lënë Turqinë për t’u vendosur në Holandë.

Arsyeja është një duet dhe një histori e re, që fshihet pas këtij projekti që po punohet në një studio regjistrimi në Amsterdam. Ditë më parë, vetë Morena njoftoi se po punon për një këngë të re me një reper holandez me origjinë arabe, i cili quhet Jalal Oba, një ish-boksier në të shkuarën e tij.

Ajo postoi në “Instagram” një video, që gjendej edhe në “Instagram”-in zyrtar të reperit. Më pas, ajo publikoi imazhe nga një studio në Amsterdam të Holandës ku po punon për këngën e saj të re, qyteti ku dhe jeton Jalal Oba.

Sipas ndjekësve, kjo është dhe historia e re e Morenës, e cila mesa duket do të rezultojë shumë e bukur, pasi për herë të parë ndodh që ajo të ketë një histori rozë me bashkëpunëtorin e saj. Së fundi, ajo është komentuar për lidhjen e dashurisë që përfundoi me ndarje me miliarderin nga Irani, Sasha Sobhani.

Pak pas ndarjes, Morena publikoi në “Instastory” një shkrim, ku thuhej: “Kur e kupton se i dashuri yt është homoseksual”, duke hapur kështu një luftë të gjatë mes tyre në rrjetet sociale. Ai për t’u hakmarrë, tentoi të krijonte lidhje me mikeshën e saj më të ngushtë, Fjolla Morinën.

Morena është vetëm 25 vjeçe dhe njihet si pasanikja e showbiz-it shqiptar. Me transformimin e saj të jashtëzakonshëm ndër vite ajo e nisi karrierën si miss me kurorën e fituar në “Miss Kosova 2010” për të depërtuar më pas në botën e muzikës e të modës.

Por edhe pse nuk ka qenë shumë aktive me këngët që publikon apo koncertet që jep, ajo bën përshtypje me jetën luksoze që reklamon në rrjetet sociale, duke u renditur ndër blogeret më të famshme në botë.

Pak kohë më parë, u vendos në Stamboll të Turqisë, pasi mori ofertat e para për të luajtur në serialet e famshëm turq, të cilët dihet që i paguajnë shumë aktorët. Ndërkohë, të gjithë kanë mbetur te pyetja pa përgjigje se si e bëri kaq shpejt gjithë këtë pasuri Morena Taraku, me shtëpi, makina, veshje e pushime luksoze?

Mediat e Kosovës kanë analizuar të ardhurat që mund të fitojë Morena nga muzika dhe ato që shpenzon për udhëtime e stilin e jetës që bën dhe nuk gjejnë dot përputhje. Kjo për faktin se shumica e këngëtareve fitojnë shumë nga profesioni i tyre, mirëpo asnjëra nga to nuk ka arritur që të spikasë në çdo dalje si Morena Taraku.

Sipas disa prej mediave të Kosovës, padyshim që dikush fshihet pas këtij standardi jetese të lartë të Tarakut. Analiza nis e bëhet nga videoklipet e saj. Që prej vitit 2014, ajo solli 5 projekte, ku ndër të parat ishin kënga “Off” dhe “My Love”, të cilat arritën rreth 500 mijë klikime në “YouTube”, sipas “GazetaBlic”.

“Lule” dhe “Amore’’ me 3.8 milionë klikime gjithsej, dhe si më e suksesshmja ishte bashkëpunimi me Stresin në këngën ‘Ki me bo‘ me gjithsej 7.5 milionë klikime dhe “Inat’, me 3.3 milionë klikime, ndërsa me vetëm 1 milion klikime kënga e fundit “Shlif”. Por ajo rrallëherë organizon koncerte ose ftohet për to brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo, kjo nuk duket se paraqet problem për Tarakun, pasi luksi nuk i mungon.

Mes këngëtarëve janë shpërndarë thashetheme të ndryshme në lidhje me pasurimin e shpejtë të saj. Për të mos thënë troç të vërtetën, shumë prej tyre janë shprehur me ironi se Morena i ka bërë paratë duke shitur libra në “Amazon”. Ndërsa vetë Morena ka deklaruar se i ka arritur gjithë këto të mira materiale me shumë punë, pa folur me detaje. E galerinë e luksit të saj mund ta shihni të gjithin në “Instagram”.

Duke filluar me shtëpinë miliona euro, makinën luksoze ‘Porche Panamera’, që kap vlerën e rreth 65 mijë eurove, e deri te garderoba e saj që përfshin markat si “Louis Vuitton”, “Fendi”, “Chanell”, “Roberto Cavalli”, “Gucci”, “Prada”, prej të cilave vetëm një çantë dore arrin vlerën deri në 4 mijë euro. Përpos këtyre, nuk i mungojnë as pushimet ekstravagante në vendet më ekzotike të botës. Por edhe partnerët ajo i zgjedh të pasur, siç është dhe Jalal Oba, i cili përveç klipeve ku i këndon femrës me delikatesë, është mjaft i klikuar për ndeshjet në ring si boksier.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Tornadoja e fuqishme përmbys autobusin me 39 pasagjerë në Rumani, 12 të plagosur

VIDEO/ Tornadoja e fuqishme përmbys autobusin me 39 pasagjerë në Rumani, 12 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerimi i BE-së: Ukraina dhe Moldavia përpara Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi në krye

Zgjerimi i BE-së: Ukraina dhe Moldavia përpara Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi në krye

July 3, 2026
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Utopia e pajtimit

July 3, 2026
Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

July 3, 2026
VIDEO/ Protestuesi ironizon Shehajn: I pafytyrë! Ka dy vite që është miratuar ligji… U kujtove tani që vijnë europianët!

VIDEO/ Protestuesi ironizon Shehajn: I pafytyrë! Ka dy vite që është miratuar ligji… U kujtove tani që vijnë europianët!

July 3, 2026
Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

“Zoti Braho a do të shohim drejtësi për 21 janarin?” Ja si përgjigjet kreu i SPAK

July 3, 2026
Nëse ka një llum të vërtetë në këtë protestë, janë ata që sulmojnë gazetarët

Nëse ka një llum të vërtetë në këtë protestë, janë ata që sulmojnë gazetarët

July 3, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

“NATO mbuloi boshllëqet e lëna nga SHBA!” Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

July 3, 2026
Priten zhvillime të reja në Lindjen e Mesme! Trump dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike

NYT: Izraeli planifikoi të vriste dy negociatorët iranianë, SHBA paralajmëroi fshehurazi Teheranin

July 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Korrik 2026

July 3, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Braho: Vijnë dosje në mënyrë të padrejtë në SPAK, vetëm se ka emër zyrtari

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In