• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Dreka e Krishtlindjes me njerëzit në nevojë, Veliaj dhe Bes Kallaku përveshin mëngët

by Java News
25/12/2016 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Bashkia e Tiranës ka zgjedhur ta kalojë festën e Krishtlindjes, duke u shërbyer njerëzve në nevojë dhe të pamundurve. Ashtu siç është bërë traditë, mensat sociale të Bashkisë së Tiranës kanë ofruar sot një drekë festive për të gjithë ata të moshuar dhe njerëz në nevojë, që nuk kanë mundësi të festojnë si gjithë të tjerët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe aktori i humorit Besart Kallaku, ishte i pranishëm në mensën sociale të Laprakës, ndërsa së bashku me përfaqësues të tjerë të Bashkisë së Tiranës i shërbyen ushqimin të pranishmëve, duke u uruar edhe “Gëzuar Krishtlindjen”.veliaj-ne-mensen-sociale3-1

“Ju uroj gëzuar Krishtlindjet, një vit të mbarë, shumë suksese dhe gjithë të mirat. Dua të falenderoj të gjithë ata që shërbejnë ne kete mense sociale. Unë edhe Besi kemi ardhur këtu sepse është ditë feste, por e di që këtu ka njerëz që shërbejnë çdo ditë me dashuri, pasion e përkushtim. Besoj që të gjithë duhet të mësojmë nga ata që shërbejnë këtu sepse Tirana ka nevojë për më shumë shërbëtorë dhe për më pak udhëheqësa”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. veliaj-ne-mensen-sociale1

Ai theksoi se ditë të tilla duhet t’i shërbejnë çdokujt që të reflektojë dhe t’iu vijë në ndihmë më të dobtëve, për të demonstruar në çdo kohë shpirtin solidar që kryeqyteti po tregon edhe në këto ditë festash.

“Ky ka qenë një vit shumë i mirë për Tiranën, kemi bërë shumë punë të mira; kemi bërë shkolla, kopshte, çerdhe, kemi me shumë infrastrukturë, kanalizime, ujësjellësa, kënde lodrash, por unë besoj se gjëja më e rëndësishme në Tiranë duhet të jetë solidariteti mes njerëzve. Ndaj dhe unë shpresoj që të gjithë ata që dëgjojnë për këtë qendër, të gjithë ata që kanë qenë përfshirë sot në aktivitete sociale, në dreka sociale që janë shtruar për të gjithë njerëzit në nevojë, të kenë parasysh se më shumë se sa infrastruktura, në një qytet kaq të madh, me kaq shumë probleme, kemi nevojë për më shumë solidaritet”, shtoi Veliaj.

Ai ftoi qytetarët që t’i bashkohen këtyre nismave dhe të ndihmojnë të pamundurit. veliaj-ne-mensen-sociale1

“U bëj thirrje qytetarëve që ashtu siç Besi na u bashkua sot, secili jo vetëm në stinën e festave, jo vetëm për Krishtlindje dhe për Vit të Ri, por për gjatë gjithë vitit, të kemi mundësi që të jemi solidarë, të jemi pranë njerëzve në nevojë dhe të kemi mundësi që të ndihmojmë, të ndihmojmë, të ndihmojmë. Sepse vetëm kur të kemi komunitete të forta, mund të kemi një Tiranë të forte”, u shpreh Veliaj.

Edhe aktori, Besart Kallaku theksoi se njeriu duhet të shërbejë çdo ditë për komunitetin dhe shoqërinë.veliaj-ne-mensen-sociale5-1

 “Sot është ditë e veçantë, jo më kot iu bashkova edhe nismës së kryetarit që më mori edhe më tha: Sot duhet të shkojmë për një shërbim. Mirëpo, jo vetëm sot, por njeriu duhet të shërbejë çdo ditë. Krishtlindja nuk është vetëm sot, por sa herë dhuron dashuri, sa herë dhuron nga vetja, gjithmonë ka Krishtlindje”, tha Kallaku.veliaj-ne-mensen-sociale2

 

Next Post
Tronditëse! Fëmija 15-muajsh mbytet në legenin me ujë në banesë

Shqiptari arrestohet në një nga 208 makinat e gruas... me vete kishte 50 kg drogë (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata (ka qenë dhe ish-deputet i PD)

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata (ka qenë dhe ish-deputet i PD)

April 28, 2026
Sfondi grek i marrëveshjes amerikane për gazin me Shqipërinë

Sfondi grek i marrëveshjes amerikane për gazin me Shqipërinë

April 28, 2026
Samiti i 11-ë i Nismës së Tre Deteve, Begaj: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, por front strategjik i Europës

Samiti i 11-ë i Nismës së Tre Deteve, Begaj: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, por front strategjik i Europës

April 28, 2026
Raporti i BSH: Ekonomia po rritet! Kreditë e këqija kanë rënë në nivelin më të ulët në 15 vite

Raporti i BSH: Ekonomia po rritet! Kreditë e këqija kanë rënë në nivelin më të ulët në 15 vite

April 28, 2026
“Epsteini” ynë

Kur debatoni për drejtësinë, mos kini parasysh politikanët, por qytetarët e thjeshtë

April 28, 2026
Sfida për dominimin e Inteligjencës Artificiale, Sam Altman dhe Elon Musk përballen në gjykatë

Sfida për dominimin e Inteligjencës Artificiale, Sam Altman dhe Elon Musk përballen në gjykatë

April 28, 2026
Amer Kapetanovic: Ballkani, mbi 190 mijë vende bosh në 5 vitet e ardhshme

Amer Kapetanovic: Ballkani, mbi 190 mijë vende bosh në 5 vitet e ardhshme

April 28, 2026
Nga një zonë pa infrastrukturë, sot e lidhur me Unazën e Madhe! Rikonstruktohet rruga në Shkozë

Nga një zonë pa infrastrukturë, sot e lidhur me Unazën e Madhe! Rikonstruktohet rruga në Shkozë

April 28, 2026
Detaje nga vrasja në Greqi, mediat: 42-vjeçari shqiptar u qëllua me plumb në kokë në vendin ku punonte

Detaje nga vrasja në Greqi, mediat: 42-vjeçari shqiptar u qëllua me plumb në kokë në vendin ku punonte

April 28, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, avokati: Tentativat që po bëhen janë fushatë! Kemi një papjekuri politike

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, avokati: Tentativat që po bëhen janë fushatë! Kemi një papjekuri politike

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In