• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Çfarë i ka bërë njeriu tokës… 8 fakte shqetësuese

by Java News
07/03/2017 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kemi fjetur përgjatë gjithë këtyre viteve, andaj është koha të zgjohemi sa më parë. Shtresat e ozonit po zhduken, shtresat polare të akullit po shkrihen, niveli i ujit në oqeane dhe dete është rritur shumë, ndërsa klima në Tokë është çoroditur në atë masë – sa që kërcënon seriozisht të ardhmen e njerëzimit.

Fatkeqësisht, janë vetë njerëzit ata – që me pakujdesinë e tyre dhe jetën e shfrenuar – kanë kontribuuar shumë në shkatërrimin e planetit Tokë. Madje, dhe në kohën kur ngrohja globale është një çështje madhore – që duhet të preokupojë secilin prej nesh – ajo vazhdon të mohohet nga njerëzit injorantë.

Sipas studimeve të fundit, parashikimeve të NASA-s, dhe ambientalistëve, niveli i ujit në Tokë do të rritet gjithnjë e më shumë – ndërsa jeta e njerëzve, gjatë shekujve në vijim, do të jetë në rrezik të madh.

Për të dëshmuar rrezikun që i kanoset Tokës, mjafton t’i sjellim tetë fakte, nëpërmjet krahasimit të imazheve të dikurshme dhe të tashme – të cilat tregojnë “çmendurinë” që po ndodhë në zonat e caktuara në planetin tonë.

1. Ura Enterprise mbi liqenin Oroville, SHBA – 2011 dhe 2014

toka rreziku 0001

Për shkak të ngrohjes globale, në vitet e fundit, Kalifornia u ballafaqua me disa nga përmbytjet më të këqija në histori – që kanë ndryshuar vetitë e tokës dhe humbjen e sasisë enorme të ujit të pijshëm.

2. Akulli i Arktikut – 1980 dhe 2012

toka rreziku 0002

Sipas klimatologëve, Arktiku mund të mbetet pa akull në verën e vitit 2040. Rajoni i Arktikut është shtëpi e rreth 4 milionë banorëve, ndërsa shumë dukuri klimatike, siç janë uraganët, mund të parashikohen duke ndjekur mostrën klimatike të kësaj pjese të botës.

3. Barriera e madhe koralore, Australi – 2002 dhe 2014

toka rreziku 0003

Barriera e madhe koralore, shtëpi e mijëra specieve, është në rrezik të madh. Zhvillimi dhe reprodukimi i këtyre specieve është goditur nga stresi termal, që shkaktohet me rritjen e temperaturës së detit. Në vitin 2002, Barriera e madhe koralore ishte dëmtuar në masën prej 50%, ndërsa në vitin 2012, madje 75%.

4. Arkipelagu San Blas, Panama – 2002 dhe 2014

toka rreziku 0004

Me rritjen e nivelit të ujit të detit, ishuj të tërë janë zhdukur në këtë vend. Kjo ka bërë që, prona të shumta të zhduken, ndërsa grupet më të njohura indogjene të zhvendosen nga territoret e tyre tradicionale.

5. Deti Aral, Kazakistan-Uzbekistan – 1989 dhe 2014

toka rreziku 0005

Sipërfaqja e Detit Aral po ngushtohet që 40 vjet me radhë, ndërsa dikur ky det njihej si liqeni i katërt më i madh në botë.

6. Akullnaja Grinnell, Montana – 1926 dhe 2008

toka rreziku 0006

Shkrirja e akullnajave formon lumenj të vegjël që shkaktojnë rritjen e nivelit të ujit në oqeane dhe dete. Në shekullin e kaluar, niveli i ujit është rritur 10-20 cm, ndërkaq, deri në vitin 2100, ai mund të rritet prej 25 cm deri në 60 cm.

7. Akullnaja dhe gjiri Muir, Alaskë – 1880-ta dhe 2005

toka rreziku 0007

Bruce Molnia, është personi që ka krijuar projektin për fotografimin e përhershëm të akullnajave të Alaskës. Për vite të tëra, ai ka fotografuar akullnajat nga vendi dhe këndi i njëjtë – ndërsa fotografitë dëshmojnë tkurrjen e tyre të frikshme, madje deri në 50 km.

8. Akullnaja Pedersen, Alaskë – 1930 dhe 2005

toka rreziku 0008

Për shkak të shkrirjes së akullnajave, niveli i ujit në planetin tonë është rritur shumë, ndërsa sipërfaqja e tokës është zvogëluar. Akullnajat konsiderohen burime të ujit të freskët – mirëpo pas shkrirjes, ato përzihen me ujin e deteve dhe oqeaneve, dhe bashkëdyqohen me ujin e ndotur. /NGJYRA.COM/

Next Post
Serxhio Ramos: Ne vuajtëm, por e kaluam turin së bashku

Serxhio Ramos: Ne vuajtëm, por e kaluam turin së bashku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In