• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Bariu ‘i nxjerr bojën’ kandidatit socialist për deputet: Si mashtroi me foton

by Java News
10/06/2017 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, i treti në listën e Gjirokastrës, Flamur Golemi ‘masakrohet’ në debat nga një Bari. Shkas është bërë një fotografi e publikuar nga Flamur Golemi që ka dalë në terren dhe kërkon vota për PS. Duket se Golemi është mahnitur nga figura e një bariu, një djalosh 26 vjecar dhe ka bërë dhe një fotografi me të.

Pas kësaj ai shkruan se bariu i ka qarë hallin se partia që e përfaqësonte dikur i ka mbyllur derën.

Por i papritur ishte reagimi i bariut në Facebook i cili duke replikuar me kandidatin për deputet e ka vënë me shpatulla pas muri për ato cfarë kishte shkruar rreth tij. Bariu tha hapur se kandidati për deputet gënjente dhe ai jo vetëm nu i kishte qarë asnjë hall por madje Golemi e kishte lutur për një foto që ta kishte kujtim.

Kandidati për deputet, Flamur Golemi: Mbështetjen dhe frymëzimin për sfidën e 25 qershorit, më shumë se kudo tjetër e gjej tek njerëzit e zakonshëm në çdo fshat, lagje e rrugë të Gjirokastrës. Janë ata që i japin vlerë fitores tonë historike dhe na ngarkojnë me përgjegjësi që të bëjmë më shumë për Shqipërinë që duam. Unë kurrë s’kam për ta tradhtuar besimin e tyre. Shehairi është një bari 25-vjeçar nga Golemi. Gjatë bisedës më tregoi përpjekjet për të vaksinuar bagëtitë, por që i mbyllej çdo derë sepse i kërkonin të anëtarësohej në partinë e ‘deputetit celular’, për t’i përfituar këto vaksina. U ndjeva më të vërtetë në siklet teksa po e dëgjoja, pasi kjo është një histori e turpshme që duhet të marrë fund njëherë e mirë. Prandaj PS kërkon mbështetje të jashtëzakonshme, për të qeverisur e vetme dhe për t’i dhënë fund njëherë e mirë qeverisë me dy timonierë. Vota për parti të tjera është votë e çuar dëm.

Bariu, Shehair Goxhaj: Drejtuar personalisht Flamur golemit per keq perdorimin e figures time ne radh te pare por qe mendoj se perfaqesoj gjith barinjt e mashtruar dhe genjyer ne mes te dites dhe perdorur per qellime personale. Per te gjith ata qe nuk e dine sistemin e vaksinimit vaksinat behen privatisht dhe jo nga partit. Ndersa fotografin qe bere e kerkove per kujtim jo qe te perbaltesh figuren time me mashtrimet e tua. Asnje here nuk me pyete per partit apo per qellimin e ardhjes tende ne Golem. Une jam sic e ke then dhe ti ne shkrimin tend nje bari 26 vjecar por ste jam ankuar ty dhe asnjerit per kete gje. Dhe aq me teper skam pasur presjon nga asnje njeri apo nga ndonje deputet keshtu qe ti je I pa fytyre genjen ne mes te dites pa u ber deputet e jo me qe barinjt dhe gjith populli qe voton te ken besim tek njerez te till. Turp te te vij nga vetja tende.

Flamur Golemi: Shehair Goxhaj, nje lab nuk mund t’i flase kurre nje labi ne kete menyre. Por me siguri edhe ju jeni lab i veteshpallur, si ai qe degjuam sot me ze dhe figure. Une s’di te genjej dhe as manipuloj sepse nuk ma lejon integriteti. Te mirekuptoj per keto fjale qe te kane mesuar te shkruash ne kushtet e presionit. Te mirepres qe te m’i thuash edhe ne sy, sic me pate thene ate dite kur u takuam. Gjithe te mirat!/MA.ME

Next Post
Pronarët letër Gjykatës Kushtetuese: Po  merren vendime të pariparueshme

Alarmi i ekspertëve: Padia e gjyqtarëve kundër vetingut me pasoja të rënda për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë zonën mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

Flakët përfshijnë zonën mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

September 23, 2026
Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

September 23, 2026
Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

6 tetori, afati fundit për Presidentin. Gjykata vendosi: Zgjedhja e qeverisë nuk shkeli Kushtetutën

September 23, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“UÇK një grup banditësh”, Rusia gëzohet: Thaçi të dënohet më shumë, Kosova u shkatërrua

September 23, 2026
Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

September 23, 2026
Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com