Drejtori i Arkivit në Vlorë Auron Rrokaj ka publikuar dy foto përmes të cilave tregohet hapësira ku ishte ndërtuar pallati i shembur në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës, për të cilin ai përfiton rreth 10 mln euro dëmshpërblim.
Nëse shohim fotot në fjalë, duket qartë se pallati ishte ndërtuar thuajse brenda në det, jashtë parashikimeve ligjore.
Dukshëm shiheet edhe projekti i “Lungomares” i cili bllokohej pikërisht nga ky pallat.
“Meqe po flitet vetem per kete dhe te gjithe po i bien samarit e jo gomarit,” shkruan Rrokaj teksa përcjell edhe pamjet.