Nuk është hera e parë që peshkaqenët preferojnë brigjet e Jugut për të lëvizur, ashtu siç ka ndodhur edhe mbëmjen e sotme në afërsi të Borshit, kur në rrjetat e peshkatarëve të anijes “Mario” ra një peshkaqen goxha i madh.
Siç mund të shihni edhe në fotot e siguruara nga BalkanWeb, peshkaqeni është në ngjyrë të zezë, me gjatësi 5 metra dhe peshon plot 450 kg.