• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

FOTOT/ 13 vjet nga vdekja, profili i Sllobodan Millosheviçit, ‘Kasapit të Ballkanit’

by Java News
11/03/2019 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është 11 marsi, trembëdhjetë vjetori i vdekjes së liderit famëkeq të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç. Ai u ngrit në pushtet si president serb pasi kërkonte reformimin e Kushtetutës Jugosllave të vitit 1974, sepse pretendonte që ajo e margjinalizonte Serbinë dhe sepse nuk kishte mundësinë të ndalte kryengritjen shqiptare në Kosovë.

Kur ai e mori pushtetin në Serbi, bëri një varg reformash të thella duke reduktuar pushtetin e krahinave autonome. Gjatë kohës sa po bombardoheshin caqet ushtarake serbe në Jugosllavi më 1999 ai u akuzua për krime lufte nga Tribunali ndërkombëtar për krimet në ish-Jugosllavi [ICTY] në lidhje me luftërat në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

Ai ishte arrestuar më 31 mars të vitit 2001 nën dyshimin për korrupsion, abuzim pushteti dhe të përvetësimit. Hetimet e para për këto akuza dështuan të ofronin prova, gjë që e bëri kryeministrin e asokohshëm serb, Zoran Gjingjiçin që ta ekstradonte në Hagë.

Fillimet – Vetëvrasjet e njëpasnjëshme në familje

Millosheviqi ka rrënjë antike nga fshati i Lijeva Rijekas në Podgoricë dhe ishte pjesë e fisit të lashtë të Vasojeviqëve në Mal të Zi. Ai ishte lindur në Pozharevac, katër muaj pas pushtimit të Fuqive të Boshtit që i bënë Mbretërisë së Jugosllavisë. Ai e kishte edhe një vëlla më të madh të quajtur Borisllav që më vonë do të bëhej diplomat. Babai i tij, Svetozvari, kreu vetëvrasje kur Sllobodani ishte njëzet e një vjeçar më 1962. Gjyshi i Sllobodanit, Simeuni kishte qenë oficer në armatën Malazeze. Nëna e tij, Stanisllava, ishte mësuese dhe aktiviste në partinë komuniste, që po ashtu kreu vetëvrasje më 1972, kur Sllobodani ishte tridhjetë e një vjeçar. Daja i tij, Milisav Koljenshiq po ashtu kreu vetëvrasje më 1963.

Sidoqoftë, Millosheviçi ndoqi studimet në Universitetin e Beogradit, për juridik. Në universitet ai u njoftua me Ivan Stamboliqin, axha i të cilit ishte Petar Stamboliqi [president i Këshillit Ekzekutiv Serb, që ekuivalent ka kryeministrin], që edhe i mundësoi Millosheviqit ngjitjen në hierarkinë komuniste.

Si drejtues i Beobankës, një prej bankave më të mëdha Jugosllave, ai udhëtonte shpesh në Paris dhe New York që ia mundësuan ta mësonte gjuhën angleze. Ai ishte i gjatë 186 cm.

 

Ngritja
Millosheviqi e Millosheviqit në pushtet mund t’i atribuohet Kosovës, shkruan Periskopi. Ai u bë i njohur në politikën jugosllave pasi deklaroi mbështetjen e tij për serbët e këtushëm, të cilët pretendonte se po shtypeshin nga krahina autonome me liderë shqiptarë. Ai më tej shtonte se autoritetet e krahinës me shqiptarë kishin abuzuar me pushtetin e tyre duke iu shkelur të drejtat serbëve. Si zgjidhje për problemin, ai bëri thirrje për reduktimin e autonomisë, në mënyrë që t’iu mbroheshin të drejtat serbëve, dhe që të niste një goditje të fortë ndaj separatistëve kosovarë.

Ai ishte kritikuar nga oponentët politikë të tij se po donte t’ia forconte pozitën Serbisë në krah të shqiptarëve të Kosovës, një politikë që cilësohej si nacionaliste, e e cila ishte tabu në sistemin komunist Jugosllav. Millosheviqi në mënyrë të përsëritur kishte mohuar të ishte nacionalist apo që po e përdorte atë kartë për t’u ngritu rnë pushtet. Në një Intervistë për Time më 1995, ai mbrojti veten duke thënë se po i rrinte në krah të gjitha nacionaliteteve në Jugosllavi.

Derisa animoziteti mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë po rritej gjatë të 80-ave, Millosheviqi shkoi t’i adresohej serbëve në përvjetorin e Betejës së Kosovës më 24 prill të 1987-s. Turma e serbëve ishte përplasur me policët shqiptarë që po ruanin rendin, ndërsa Millosheviqi kishte thënë “Nuk do të guxojnë t’iu rrahin më.”

Oportunisti i paskrupullt

Vetë Stambolliqi që e kishte ngritur me duart e tij Millosheviçin në pushtet, kishte thënë për atë ditë se po shihte “fundin e Jugosllavisë”. Dragisha Pavloviq, aleat i Stambolliqit ishte përjashtuar nga partia pasi e kishte kritikuar publikisht në Lidhjen Komuniste të Serbisë, politikën e partisë ndaj Kosovës.

Millosheviçi e kishet mohuar se kishte dhënë urdhër për masakrat ndaj shqiptarëve më 1998. Ai pretendonte që ato vdekje ishin ngjarje sporadike të izoluara në zona rurale dhe të kryera nga paramilitarët dhe rebelët në forcat e armatosura. Më tej ai shtonte se ata që kishin bërë këto masakra kishin marrë dënime të rënda.

Ambasadori i mëhershëm i ShBA-ve në Jugosllavi, Warren Zimmerman, kishte thënë se gjatë bisedave me Millosheviqin kishte marrë vesh që ai nuk ishte një nacionalist i vërtetë por për më tepër një oportunist politik. Zimmermani madje shton se për dallim nga Franjo Tuxhmani dhe Radovan Karadzhiçi, Millosheviçi nuk kishte urrejtje ndaj asnjë grupi etnik.

Personaliteti i Millosheviqit thuhet të ketë qenë i natyrës së dyfishtë, siç e ka përshkruar edhe ambasadori Zimmerman. Në publik ai dukej i fortë, me vetëbesim, i ashpër dhe serioz, ndërsa në privat, thuhet që ai ishte shumë i përulur, dhe madje i interesonin gjërat jashtë politikës si skeçet komike, kartonët e Disneyt dhe admironte muzikën e Frank Sinatras.

Në verën e vitit 2000, ish presidenti serb Ivan Stamboliq dhe po ashtu ish shok i studimeve i Millosheviqit ishte kidnapuar; trupi i tij ishte gjetur në vitin 2003 dhe Millosheviqi vetë u akuzua për urdhërimin e vrasjes së tij.

Më 11 mars të vitit 2006, Millosheviqi ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij në Scheveningen të Hagës. Autopsia gjetu se Millosheviçi kishte pësuar sulm në zemër. Ai paraprakisht vuante nga problemet me zemër dhe shtypja e lartë e gjakut. Shumë dyshime ishin ngritur se ai ishte vrarë në mënyrë të qëllimshme nga efektivët e Tribunalit. Bota do ta kujtojë komunistin oportunist si një ndër diktatorët më vrastarë të kohëve moderne.

Next Post
Zv.Kryeministrja: PD po shantazhon dhe kërcënon sipërmarrjen e lirë

Kandidate e PS për Bashkinë e Shkodrës? Ja si përgjigjet Senida Mesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

January 24, 2026
Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In